​Blerim Sejdiu arkën e Komunës e gjen plotësisht të zbrazur, ndërsa borxhi mbi 1.5 milion euro

Blerim Sejdiu nga Lëvizja BESA edhe zyrtarisht e ka pranuar mandatin si kryetar i ri i Komunës së Zhelinës. Burime jozyrtare nga brenda Komunës bëjnë të ditur se kryetari i ri arkën e Komunës e ka gjetur plotësisht të zbrazur ndërsa borxhet kapin vlerën e mbi 1.5 milion erove.
Kjo gjendje e ngarkuar financiare edhe më tepër tregon për jotransparencën dhe joefikasitetin e ish kryetarit të Komunës duke e shpenzuar buxhetin e komunës në mënyrë joproduktive dhe duke e ngulfatur atë në borxhe shumë të mëdha.
Kryetari i ri i Komunës së Zhelinës, zotëri Blerim Sejdiu sot e realizoi takimin e parë me administratën komunale me ç’rast u shkëmbyen ide dhe sugjerimi me qëllim të rritjes së cilësisë së shërbimeve të qytetarëve, përmbushjen e objektivave dhe realizimin e platformës së premtuar para qytetarëve.