​Njerëzit po vdesin në Gostivar, Taravari shkruan në facebook

​Njerëzit po vdesin në Gostivar, Taravari shkruan në facebook

Sjellja e ministrit të shëndetësisë Arben Taravari lidhur me rastet fundit të vdekjes së pacientëve nga Gostivari jo që nuk është në nivelin e përgjegjësisë së tij si ministër, por nuk është në përputhje as me përgjegjësinë e një mjeku të thjeshtë. Në vend se të kërkojë përgjegjësi, ose edhe vetë të japë përgjegjësi për këto raste, Arben Taravari ka vendosur të shkruaj në facebook, ku është paraqitur me qëndrime demagogjike. Në këtë shkrim Taravari nuk tregon as keqardhjen dhe solidaritetin minimal për familjen nga Simnica që humbi dy anëtarë të vetë, nga kafshimi i rriqërave. Moti kohë ka paralajmërime se gjendja në spitalin e Gostivarit është e mjerë dhe se disa qytetarë e kanë paguar me jetë këtë gjendje të keqe. Mirëpo Taravari, që edhe vetë është nga ky qytet, nuk ka ndërmarrë asgjë për përmirësim të gjendjes në spital, deri sa humb kohë të çmueshme për të shkruar në facebook, Viber e WhatsUp. 

Ja postimi i Taravarit për tragjedinë në Gostivar: 
Do isha shumë i lumtur që të kisha në dorë të ndaloja epidemitë, të çudisja gjithë botën shkencore, dhe vetëm me një Hokus Pokus të zhdukja infeksionet sa hap e mbyll sytë.

Nuk mendoj se është momenti për hamendësime dhe supozime jashtë parametrave shkencorë.

Ripërsëris me përgjegjësi të plotë se kemi bërë gjithçka që duhet, duke çuar analizat në dy laboratore, kemi qenë dhe jemi transparent në të gjitha veprimet tona, gjithashtu të hapur ndaj çdo kritike konstruktive.

Situata është nën kontroll dhe nuk ka vend për panik.

Ju kujtoj që nuk është as etike dhe as njerëzore që vdekjet të shfrytëzohen politikisht.

Nëse këto të fundit do të ndaleshin nga dorëheqja ime, do isha i privilegjuar të ikja menjëherë nga posti që kam.

Më besoni se kjo nuk ndihmon aspak situatën në të cilën ndodhemi.

Shpreh dhe njëherë ngushëllimet e mia për familjet e të ndjerëve, dhe zotohem se së bashku me ekipin tim, do të jemi në linjën e frontit për të shmangur sa më shumë tronditje të tilla, ende të pa evitueshme fatkeqësisht nga bota e shkencës.


Related Articles

LSDM dorëzon nismën për mbledhjen e Kuvendit dhe zgjedhjen e kryeparlamentarit

LSDM sot dorëzon nismën për vazhdimin e mbledhjes konstituive të Kuvendit, në të cilën duhet të zgjidhet kryeparlamentari. Kryesuesi i

Reka: Ivanov kah Perëndimi, jo Rusia

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Blerim Reka, e ka quajtur të rrezikshme lojën e presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i cili

Filloj takimi i Ali Ahmetit me komisarin Hahn

Në Kuvendin e Maqedonisë ka filluar takimi i komesionerit Hah dhe liderit të BDI-së, Ali Ahmeti. Më pas pritet që