Flet Blerim Sejdiu kandidat për komunën e Zhelinës

Blerim Sejdiu i lindur më 04.09.1985 në Tetovë. Në vitin 2008, menjëherë pas përfundimit të studimeve deridiplomike, filloi me punë në Klubin Futbollistik “Shkëndija” në Tetovë, në titullin Sekretar Gjeneral. Këtu punoi 3 vite, në kohën kur ky klub u shpall Shampion për së pari herë në historinë e saj. Në periudhën prej vitit 2011-2017 punoi si përgjegjës i Departamentit juridik pranë Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup. Duhet potencuar gjithashtu se edhe në këtë institucion, Blerimi ishte pjesë e shumë sukseseve. Prej vitit 2014-2015 njëkohësisht ishte Drejtor i fondacionit për arsim dhe kulturë “Uskup” në Shkup. Punoi edhe si konsultant juridik në disa kompani në Shkup. Përveç këtyre, ka kontribuar vullnetarisht për 14 vite edhe në sektorin civil, respektivisht shoqata jo qeveritare. Ka marrë pjesë në shumë konferenca ndërkombëtare për menaxhim institucional, forume ndërkombëtare biznesore, etj. Arsimimi Arsimin fillor e përfundoi në shkollën fillore “Pashko Vasa” në Grupcin. Arsimin e mesëm e përfundoi në vitin 2004 në gjimnazin e përgjithshëm “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë. Studimet universitare i përfundoi në Fakultetin juridik në vitin 2008 pranë Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, drejtimi administrativo-kushtetues. Studimet pasuniversitare të magjistraturës i përfundoi në vitin 2017 pranë Universitetit FON në Shkup, drejtimi i jurisprudencës, ku morri titullin magjistër i shkencave juridike. Blerim Sejdiu, është i martuar dhe prind i dy fëmijëve.

Kumanovapress: Cila është arsyeja e kandidimit për kryetar të komunës së Zhelinës?

Blerim Sejdiu: Komuna e Zhelinës sot radhitet ndër komunat që thuajse aspak nuk është zhvilluar në aspektin e projekteve zhvillimore. Arsyet kanë qenë të shumta, ai ekonomike, politike, zhvillimore, infrastrukturore, arsimore, kulturore, etj. por gjithësesi se këto arsye i ka kanë qenë si rezultat i kërkesës dhe mbështetjes së madhe të banorëve që jetojnë në këtë komunë.

Kumanovapress:  Cila është oferta juaj, çfarë do të ndërmerrni në këtë komunë nëse zgjidheni për kryetar të Komunës së Zhelinës?

Blerim Sejdiu: Padyshim se kemi shumë oferta, por ajo që do të veçonim janë projektet zhvillimore. Ne kemi nënshkruar edhe marrëveshje me institutin slloven “Arti future” të cilat janë të specializuar për përgatitjen deri sigurimi i mjeteve evropiane, IPA, UNDP, etj.

Kumanovapress:  Cila do të jetë iniciativa e parë që do ta iniconi në rast se fitoni?

Blerim Sejdiu: Reformë në arsim. Heqja e menjëhershme e duarve të politikës nga arsimi. Ne vlersojmë se arsimi nëpër shkollat e komunës së Zhelinës është i politikisht i ngulfatur dhe jocilësor.

Kumanovapress:  Për çfarë kanë nevojë më së shumti banorët e Zhelinës?

Blerim Sejdiu: Tua them të drejtën për shumëçka. Por më së shumti për ujë, kanalizim dhe rrugë. Stimulim i prodhimtarisë do të na mundësonte hapjen e shumë vendeve të punës për të cilën ne kemi projekte konkrete.

 

Kumanovapress:  Çfarë ju premtoni banorëve të komunës së Zhelinës?

Blerim Sejdiu: Një komunë profesionale, e cila do ta luftojë korrupsionin dhe do t’iu mundësojë të gjithëve një jetë të rehatshme në shtëpitë e tyre, rrugët, shkollat, parqet. Me të vërtetë kemi shumë punë, saqë nuk kemi kohë më për të humbur.