a kush e nënshkroi ligjin për përdorimin e gjuhëve në vitin 2011 – Dokument

Ligji për përdorimin e gjuhëve ishte miratuar edhe në vitin 2011 ku ishin përfshirë ndryshime dhe plotësime për etnitetet që flasin 20% të banorëve në njësitë administrative në gjithë vendin, ndërkohë që ky ligj si duket nuk plotësonte gjithë ato kërkesa dhe nevoja të etnitetit shqiptarë që është shumicë e dytë e popullësisë që përbën Republikën e Maqedonisë, shkruan Zhurnal.mk

Në vitin 2011 ky ligj ishte miratuar edhe në kuvendin republikan ku mban firmën e ish kryeparlamentarit Trajko Veljanovski e më pas edhe atë të presidentit Gjorgje Ivanov, por që duket se në praktikë kishte hasur në disa pengesa po nga ato që e kishin nënshkruar atë duke mos vënë në funksion praktik si duhet pikërisht përdorimin e gjuhës shqipe të etnitetit që është shumicë e dytë në vend.

Në ndryshimet që ishin bërë në vitin 2011 në përdorimin e gjuhëve thuhej se :Deputeti, funksionari i zgjedhur apo i emëruar nga kuvendi i Republikës së Maqedonisë, i cili flet gjuhë të ndryshme nga gjuha maqedonase e të cilën e flasin së paku 20% e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë mund në seancën e kuvendit dhe në mbledhjet e trupit punues të flasë në këtë gjuhë”.

Ndërkohë që vetëm pak ditë më parë parlamenti i Maqedonisë ka miratuar një tjetër ligj për përdorimin e gjuhëve dhe avancimin e tyre e që pritet të shihet se çfarë avancimi do ketë gjuha shqipe në nivel qendrorë të qeverisjes.

Agjencia e lajmeve Zhurnal nga dita e hënë do të shqyrtojë të gjitha pikat shtesë të avancimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve e veçanërisht përdorimin e gjuhës shqipe se ku qëndron avancimi i saj dhe ku haset në vështirësi.