Adili: Shkupi për Vardarin është Barcelonë!, Popov a po fle i qetë?

Gazeta Lajm shkruan se fitorja e madhe e Shkupit ndaj rivalit të tyre Vardarit prej 2-0 ka bërë jehonë të madhe edhe në Rumani. Ishfutbollisti i Shkupit, Mevlan Adili, aktualisht futbollist i skuadrës rumune, Uta, përmes një postimi në facebook ka thumbuar Popovin e Vardarit, ndërsa ka aluaduar edhe në Grëncarovin.
Ja postimi i Adilit, i shkruar në gjuhën maqedonase për të kuptuar më mirë futbollistët në fjalë:
“Lelelele nachalnicheee a shuuu praimee seaa. Gazi gi koga ne znaat +18. SHKUPI za vas e barcelonaaaaa 💪💪💪💪💪👊👊. spavasss li mirnoooo popoveeee”.

Në gjuhën shqipe do të thotë:
(lelele, kryeshef, cka bëjmë tani. Shkeli kur nuk dinë, +18. Shkupi për ju është Barcelona. A po fle i qetë Popov”.