Agim Nuhiu laurohet në Tiranë me Çmimin “Imazhi Shqiptar”!

Çmimi “IMAZHI SHQIPTAR”!
Përulje modestie dhe dashamirësie për vlerësimin motivues më të mirë që kam marrë ndonjëherë. Forumi mbarëshqiptar “Imazh&Media” më laureoi me çmimin “Imazhi Shqiptar” në ngjarjen vjetore të 17-të me radhë në veprimtarinë e tij, të organizuar në Akademinë e Shkencave në Tiranë. Motivacioni mban mesazhin për “imazhin dhe kontributin e dhënë për promovimin e paqes, prosperitetit e stabilitetit, bashkëjetesës etnike, fetare, gjuhësore, kulturore e integruese në Ballkanin Perëndimor”. Ky vlerësim, me plot përulje, u shkon bashkëpunëtorëve të mi në detyrën që mbaj, në peshën politike që bart dhe në reflektimin që përçoj për të tjerët.
Dua të theksoj gjithashtu se promovimi i paqes, prosperiteti e bashkëjetesa, janë shtyllat me të cilat frymon edhe BDI e udhëhequr nga z. Ahmeti, politikat e të cilës i reflektoj në detyrën time në Ministrinë e Brendshme. Ato janë nxitje për përforcimin e etatizimit, profesionalizmit, barazisë dhe mosdiskriminimit; përforcimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit si dhe përpjekje e vazhdueshme për avancimin dhe kultivimin e vlerave dhe të drejtave të shqiptarëve dhe etnive të tjera – motive të qarta për zbatim në politika shtetërore.
Jam i nderuar!