Aksion policor në fshatrat e Tetovës, arrestohen 12 persona

Në aksionin policor që është zhvilluar mbrëmë në fshatin Bogovinë dhe Bërvenicë të Tetovës, janë arrestuar 12 persona, njoftoi MPB. Aksioni është zhvilluar në ora 1 pas mesnate në dy lokale, shkruan Gazeta Lajm, me qëllim të gjetjes së shtetaseve të huaja që e keqpërdorin qëndrimin e tyre turistik në Maqedoni. në lokalin në Bo0govinë, pronë e personit N.Sh. (33) nga i njëjti fshat, janë gjetur tri shtetase nga Shqipëria, një shtetase e Kosovës, si dhe katër femra nga Maqedonia. Ato janë në moshë nga 22 deri në 36 vjeçare, njoftoi policia, kurse në lokal kanë qenë të angazhuara si valltare dhe këngëtare. Pronari dhe vajzat janë arrestuar nga SPB në Tetovë, e më pas shtetaset e huaja janë dorëzuar në Sektorin për krim tejkufitar, migracion, shtetas të huaj dhe riadmisim për procedim të mëtejmë.

Në lokalin e locuar në rrugën për në fshatin Bërvenicë, nuk janë gjetur shtetas të huaj, por vetëm tri shtetase maqedonase.