Ali Ahmeti krenar me njeriun e ti Kasamin, për përçarjet në BESA

Gjithë përçarjet dhe ngritja e tensionit që është krijuar kohëve të fundit në Lëvizjen Besa, vjen nga grupi i rebelëve të pashkolluar të njohur si ‘’klani LLërc’’, me çka ky grup ka shitur dhe tradhtuar idenë themelore të Besës.

Sipas disa informatave jozyrtare, marrim vesh që janë dy grupe që gëzohen dhe arrijnë që agjendat e tyre të kenë sukses për përçarje dhe dobësim të Besës: BDI-ja e Ali Ahmetit dhe grupi i mjekrave të Çairit që kanë afërsi me LSDM-në e Zaevit.

Kujtojmë që kjo situatë më shumë i ka konvenuar vet pushtetit LSDM – BDI, ku me këtë rast Ali Ahmeti e ka falënderuar ish-kryetarin e Besës, Kasamin me dy poste ministrore në qeverinë e Zaevit. A është shitur dhe sa mund të ketë qenë vlera e parave që ka marr Kasami nga dora e Bdi-së së Tetovës, kjo mbetet të jetë një sekret i radhës nga klani LLërc.