Ambasadorja e BE-së i shkon në zyrë kryeprokurores Arta Marku

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin ka qenë sot pasdite në zyrën e kryeprokurores së re, Arta Marku.

Nuk dihet çfarë ajo ka biseduar me kryeprokuroren e re, por takimet vijnë në një kohë kur Marku ka nisur lëvizjet nga prokuroritë e rretheve.

Ndërkohë Romana Vlahutin bashkë me ambasadorin amerikan Donald Lu janë dy njerëzit më të angazhuar në miratimin e reformës në drejtësi, shkruan Lapsi.