Amir Elezi i BESËS: Po dali shumë të sakta fjalët e kryetarit, i cili tha se në zgjedhjet e 11 dhjetorit humbi BDI-ja dhe fituan shqiptarët

Amir Elezi nga Lëvizja BESA, sonte është i ftuar në emisionin Rruga Drejt, ku ndër të tjera ka potencuar se BDI është në panikë të thellë, pasi edhe në anketat e brendshme që po realizon, por edhe ajo e institutit amerikan NDI, tregoi se vetëm BESA ka rritje pas zgjedhjeve parlamentare.

Elezi ka thënë se po dalin shumë të sakta fjalët e kryetarit Bilall Kasami, i cili menjëherë pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit kishte deklaruar se në këto zgjedhje humbi BDI-ja dhe fituan shqiptarët, kurse kjo mund të vërtetohet përmes kërkesave të mëdha politike shqiptare në këtë përbërje parlamentare.