Arben Labënishti, nuk është kandidat për kryetar të Lëvizjes BESA

Pasi që në disa media u liferua lajmi se Arben Labënishti, mjeku i njohur nga Struga mund të jetë emri që do të bashkon dy “krahët” e Lëvizjes BESA dhe si emri më i pranueshëm për lider të Lëvizjes BESA në kongresin e ardhshëm partiak, burime të larta partiake nga kjo parti për Zhurnal kanë demantuar si të pavërtaeta këto informacione.

“Në një kohë kur të gjithë jemi të mobilizuar që të respektohet statusi dhe qëllimet programore të partisë. Në një kohë ku në mënyrën më brutale të mundëshme po dhunohet demokracia e me këtë edhe vetë partia të cilën e ngritëm dhe punuam shumë për ta forcuar. Informacionet e tilla janë të natyrës banale, aq më pak të vertata. I gjithë fokusi ynë është në drejtim të ruajtjes se kompaktësis së partisë, duke respektuar mendimin e shumicës dhe gjithë anëtarëve që punuan dhe punojnë me synimin se ne jemi ndryshe nga të tjerët”, thotë një anëtarë i lartë i Lëvizjes BESA.

Ai thotë se të gjitha vendimet e partisë duhet të dalin nga strukturat partiake dhe shumica e Këshillit të Përgjithshëm të partisë.

“Partia nuk mund të nëpërkëmbet se ashtu do një njeri. është dhënë shumë mund që ajo të jetë një vend ku shqiptarët do të kenë mbështetje për çdo hall të tyre e jo një vend për të kalkuluar karierat personale të dikujt. Sa i përketë doktor Arben Labënishti ai është një anëtar i devotshëm partiak që bënë pjesë në shumicën e anëtarëve të Këshillit Qendror të partisë. Por nuk ka sgjë në këtë drejtim. Kongresi do të vendos, gjegjëisht delegatët dhe anëtarët e Lëvizjes BESA”, thotë burimi ynë nga Lëvizja BESA.

Sipas tij, do të tejkalohet edhe kjo “amulli” dhe partia do të vazhdojë rrugëtimin e saj.

“Dyertë tona janë të hapura për të gjithë, nuk ka nevojë askush ti thyej ato. Demokracia njeh vendimet e shumicës”, shprehet ai.