Arrestohen tre shqiptarë në Aeroportin e Shkupit

Arrestohen tre shqiptarë në Aeroportin e Shkupit

Për 24 orë janë arrestuar katër shqiptarë nga policia e Maqedonisë. Bëhet fjalë për shtetas të Shqipërisë që kanë tentuar ta kalojnë kufirin me dokumente falso, ose të cilët janë kërkuar për vepra të ndryshe, tre prej të cilëve janë arrestuar në aeroportin e Shkupit.

Të shtunën rreth orës 4 të mëngjesit, në aeroportin e Shkupit është arrestuar shtetasi shqiptar me iniciale N.N. i moshës 38 vjeçare. Ai është kërkuar nga policia e Maqedonisë për shkak të veprës së kryer “plaçkitje e rëndë”. Pas arrestimit në Aeroport, N.N. është dorëzuar në stacionin policor “Gazi Babë” në Shkup, transmeton Gazeta Lajm.

Sipas policisë, një ditë më parë, poashtu në Aeroportin e Shkupit është arrestuar V.K. (26) nga Shqipëria, për shkak se është kërkuar me fletëarrest.

Poashtu në aeroportin e Shkupit, të premten rreth orës 15 e 30 minuta është arrestuar A.M. (29) nga Shqipëria, gjatë tentimit për të lëshuar Maqedoninë. Edhe ai dyshohet për falsifikim të dokumentit të udhëtimit.

Një shtetas shqiptar, të premten rreth orës 16 pasdite, është arrestuar edhe në vendkalimin kufitar Maqedoni-Bullgari, “Deve Bair”. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale S.K. i moshës 18 vjeçare,  për shkak se në një faqe të pasaportës së tij është kryer shlyerje kimike e ndalesës për hyrje në Itali. Ai është arrestuar nën dyshimin se ka kryer “falsifikim të dokumentit” dhe është dorëzuar në policinë e Kriva Pallankës.

loading...

Related Articles

E pat puna: Erdogan merr vendim shumë të keq edhe për shqiptarët

Pas shfuqizimit të marrëveshjes për njohjen e diplomave nga Qeveria Turke, në Turqi më nuk njihen diplomat e universiteteve të

Komuna e Bogovinës pa zot shtëpie! Rreth 500 punëtorë dy muaj pa rroga (VIDEO)

500 punëtorë që gravitojnë në Komunë të Bogovinës, shumica e të cilëve arsimtarë, ka më shumë se dy muaj që

Kjo është shtëpia që solli Prokurorinë Speciale te Komuna e Çairit? (Video)

Prokuroria Speciale Publike ka vërshuar hapësirat e Komunës së Çairit. Sipas burimeve të televizionit Alsat M, Specialja në Çair ka