Arrestohet shqiptari në Turqi, akuzohet për lidhje me Fetulla Gylenin, ja emri dhe fotografia e tij!

Autoritetet turke kanë vënë në pranga një shtetas shqiptar, i cili akuzohet se është i lidhur me rrjetin Gylen.

Mediat turke bëjnë të ditur se në Ankara është ndaluar Mariglen Debrova nga Cërriku i cili jetonte atje prej 10 vjetësh së bashku me familjen e tij, raporton OraNews.

Debrova, 32 vjeç, ishte duke vazhduar Doktoraturën për teologji në qytetin Samsun pranë Ankarasë, ndërsa ka mbaruar studimet në Egjipt dhe është transferuar në Turqi.