As në det, as në pishinë! Askujt nuk ia merr mendja ku ka mësuar notin Ingrit Gjoni

Ingrit Gjoni është një ndër emrat më të komentuar në botën e shoëbizit për pamjen dhe karrierën e saj artistike. Askujt nuk ia kishte marrë mendja vendin ku ajo ka mësuar notin. Në një intervistë për ‘Mos i fol shoferit’ nën moderimin e aktores Anna Lika, ajo rrëfeu eksperiencën e saj të parë me notin, që ka ndodhur në një fuçi uji. “Kur isha e vogël, prindërit e mi punonin dhe në atë kohë ishin disa fuçi që mbahej uji në tualet. Unë përfitoja nga rasti, qëlloja që kthehesha shpejt nga kopshti, nga shkolla dhe futesha aty. E kisha shumë qejf fuçinë të bëja not. Kalam isha, por aty e kam mësuar, aty ishin hapat e para,” – tha ajo duke qeshur.