Asaf Ademi: Urime Kamjan, urime o shokë të Seatit, urime Ministër Hysni Ismaili.

Dje lexova nje lajm që më bëri të ndjehem krenar.

Qeveria miratoi planin për investime kapitale të Ministrisë së Kulturës, ku ndër të tjera parashihet eshe ndërtimi i Qendrës së Kulturës ne f. Kamjan.

Nevojën për pasjen e një qendre të tillë kulturore në këtë fshat me tipare qyteti, për së pari herë ma pat përmendur kolosi Seat Ajruli.

Fjala e dhënë atëkohe, dje mori përmasën zyrtare dhe besoj që menjëherë pas përmbylljes së proceseve administrative do t’i vihet edhe gurthemeli i këtij objekti.

Urime Kamjan, urime o shokë të Seatit, urime Ministër Hysni Ismaili.

Shkruan Asaf Ademi ne profilin e tij facebook