Astronauti japonez pas qëndrimit 2-javor në Hapësirë rritet për 9cm

Astronauti japonez Norishinge Kanai ka thënë se është rritur 9cm pasi kishte kaluar tre javë në bordin qendrës së Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor. Ai shprehi shqetësimin në lidhje nëse do të përshtatet me jetën në Tokë.

Kanai, një inxhinier i fluturimit në ekspeditën 54/55, ndau shqetësimin e tij në Tuiter. Ai tha se nuk kishte përjetuar një rritje të tillë të shpejtë edhe kur ishte në shkollë, raporton “RT”.

Rritja e trupit është një fenomen i studiuar për misionet hapësinore. Një trup i njeriut ndryshon në mungesë të gravitetit normal, me shtrirjen e shtyllës kurrizore. Rritja zakonisht regjistrohet midis 3cm dhe 5cm.

Ai është planifikuar të kthehet nga ISS në një kapsulë hapësinore Soyuz, vendet e të cilave janë modifikuar për versionin Soyuz-TMA në fillim të viteve 2000.

I quajtur Kazbek-UM, ata u përmirësuan për të akomoduar anëtarët e ekuipazhit deri në gjatësinë 190cm dhe deri në 95kg në peshë. Më parë, kufijtë kishin qenë 182cm dhe 85kg. Ky është misioni i parë në ISS për 41-vjeçarin Kanai.

Ai arriti në stacionin në dhjetor 2017, së bashku me Scott Tingle të NASA’s dhe Anton Shkaplerov të Rusisë.