Azizi: Asgjë nuk i ofruat kësaj rinie

Azizi: Asgjë nuk i ofruat kësaj rinie

Adnan Azizi nga Lëvizja Besa rikujton mangësitë që ka në shtet dhe që të rinjtë kanë shumë pak gjëra për të mos thënë fare në dispozicion.

Ndiqeni më poshtë fjalimin e plotë që e ka shkruar Adnan Azizi në profilin e tij në Facebook.

Asgjë nuk i ofruat kësaj rinie!
Përveç trotuarin, rrugën, lojërat e fatit, kazinot, alkoolin, drogën, krimin,dhunen, jetën e shfrenuar…
Në mungesë të promovimit të vlerave të vërteta, mbremjeve kulturore, poezisë, shfaqjeve teatrale, festivaleve, promovimit të talentëve të rinjë, seminareve dhe trajnimeve të ndryshme për shkathtësi dhe aftësim, ekskurzioneve apo shëtitjeve të organizuara në trojet tona për tu njohur me historinë dhe kulturën tonë kombëtare… Papunësia, mungesa e sigurisë, ambienti kaotik dhe mungesa organizimeve të lartëpërmendura i kanë bërë lagjet tona agresive të stërmbushura me kafene me muzikë të zhurmshme ku qendrojnë të rinjtë tanë të pashpresë, pa motiv dhe vizion pavarësisht pajisjes së tyre me diploma dhe tituj shkencorë.
Për çdo vit në të njëjtët lokale në mes të lagjeve është prezente muzika tallava me tone shurdhuese, konsumimi enorm i alkoolit e drogës, rrahjeve dhe vrasjeve. Fatkeqësisht edhe këtë verë u rikthyen skenat e frikshme dhe të dhunshme, që paraqesin rrezik jo vetëm për palët që konfrontohen por edhe për banorët e vetë lagjeve dhe kalimtarët e rastit. Të gjithë urojmë dhe shpresojmë që këto raste të mos përsëriten por asnjëri nga ata që kanë përgjegjësi dhe janë kompetent nuk ndërmorrën masat e nevojshme për ti parandaluar këta fenomene.

Shkruan Adnan Azizi


Related Articles

Për pak nuk kanë krisur armët e ushtarëve shqiptarë në kazermën e Kumanovës?!

Shumica e ushtarëve që kanë penguar bashkëshortin e një deputetes së VMRO-DPMNE-së të futet në kazemërn e Kumanovës me veturën

Xhezair Shaqiri: Kur të dua e shaj Ali Ahmetin, Menduh Thaçin e Ziadin Selën

Xhezair Shaqiri, ish komandant Hoxha ka shpërthyer ndaj disa ofendimeve dhe komenteve që janë bërë në adresë të tij duke

Profesori amerikan: Shqipëria me ndihmën e Turqisë mund ta marr Kosovën dhe Maqedoninë

Walter Russel Mead, profesor i lëndës për punë të jashtme në Universitetin e Bardit, në një koment për Ëall Street