Babai fal dhe përqafon njeriun e përfshirë në vrasjen e djalit të tij, të gjithë në sallën e gjyqit shpërthejnë në lot (Video)

Ky është momenti emocional kur babai i viktimës e fal dhe e përqafon njeriun që thuhet se ka luajtur rol në vdekjen e djalit të tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Salahuddin Jitmoud, i cili u godit me thikë deri në vdekje, ndërsa shpërndante pica në Lexington, Kentaki, në vitin 2015.

E babai i tij, Sombat, ishte në gjykatë për të dëshmuar dënimin e njeriut që thuhet se luajti rol në këtë vrasje, Trey Relford.

Por në vend se ta “sulmonte” ai i solli këshilla prekëse Relfordit dhe i tha atij se ai ishte falur për krimin e bërë.

Dhe ky nuk ishte kulmi. Të gjithë pjesëmarrësit në sallën e gjyqit shpërthyen në lot kur ata të dy u përqafuan.

Relford tha: “Asgjë nuk mund të them me të vërtetë. Më vjen keq për atë që ndodhi atë ditë. Unë nuk mund të bëj asgjë për ta kthyer atë tek ju”.

Ai u përball me akuzat për pjesëmarrje në vrasje, grabitje dhe manipulim me prova.

Relford u dënua me 31 vjet burg. Tre vetë u arrestuan në lidhje me vrasjen, por një juri e zgjedhur vendosi për të paditur vetëm Relford.

“Islami mëson se Perëndia nuk do të jetë në gjendje të falë” dikë derisa personi që i është bërë padrejtësi të jetë në gjendje të falë tjetrin, ka thënë babai i viktimës”.

“Dera e mundësisë që Perëndia ta falë atë është e hapur … Pra, drejtohu tek Ai. Ju keni një kapitull të ri të jetës së mirë që vjen”, citohet të ketë thënë Relford në gjykatë.