Bajrami: Vllezer dhe motra, si te doni na quani por, amanetin e Beses dhe Zekes te na e ruani!

Pas këndimit të himnit shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë nga deputeti i Lëvizjes Besa Zeqirija Ibrahimi, ku “dridhi” kuvendin e Maqedonise të shumta kanë qenë akuzat në adresë të tij që erdhën nga rivalet politikë te BDI-se, qe njihen edhe per shum tradheti ndaj shqiptareve te Maqedonise. Mesud Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj këtyre përpjekjeve të disa përfaqësuesve të BDI-së për të minimizuar peshën e veprës së Zekirja Ibrahimit në Kuvendin e Maqedonisë. Ai, thotë se ata që akuzohen dhe dyshohen për shumë tradhti ndaj shqiptareve (duke aluduar te BDI-ja), nuk mund të njollosin Besën dhe deputetët e saj, pavarësisht se kanë mision të tillë. Së fundmi, Bajrami në profilin e tij në Facebook ka shkruar: Vëllezer dhe motra, si të doni na quani por, amanetin e Besës dhe Zekës të na e ruani!