Bashkë me ligjin për amnisti të miratohet edhe ligji për ushtarët e UÇK-së

Qeveria e shtetit tonë miratoi propozim ligjin për amnesti dhe e lëshoi në debat publik, një hap i duhur por jo i plotë sepse ky propozim ligj nuk siguron lirimin e gjith ish ushtarve të UÇK-ës dhe nuk i përfshin gjith shqiptarët të cilët padrtejtësisht vuajnë dënimet dhe mbahen burgjeve të Maqedonisë, brengos fakti se edhe pas 15 viteve pas miratimit të ligjit për Branitellat maqedonas ende nuk flitet për miratimin e ligjit për ish UÇK-në!

Ju bëj thirje ish komandantëve të UÇK-së që sot janë në poste shtetërore zv.kryeministrit të qeverisë z.Hazbi Lika-komandant Qela, sekretarit shtetëror në ministrinë e drejtësisë z.Zulfi Adili-komandant Qufa, si dhe kryetarit të parlamentit të Maqedonisë z.Talat Xhaferi ish komandant Forina, që të marrin përsipër që bashkë me ligjin për amnesti të hyjë në procedurë parlamentare dhe të miratohet edhe ligji për dëshmorët, invalidët, dhe veteranët e UÇK-së 2001-shit.

Maqedonia nuk do të jetë shtet i së drejtës dhe shtet i barabartë për të gjith qytetarët e saj pa miratimin e ligjit për UÇK-në.

Ditëve në vijim ne do ua dorzojmë tekstin e gatshëm të propozim ligjit në dorë juve dhe partive politike parlamentare dhe do kërkojmë nga ju që ta shlyeni obligimin kombëtar dhe njerzor, të njëjtin ta procedoni në parlament dhe të siguroni miratim në parlamentin e shtetit tonë.