BDI-ja gjatë fushatës me foto të bukura të kandidatëve, por me program të “zbehur” dhe me “muhabete çajtoresh”!?

Shkup, 5 tetor – Pse BDI-ja e ndryshoi strategjinë politike për përzgjedhjet profesionale të prezantimit të programeve politike  dhe kandidatëve për të marrë besimin e shqiptarëve në zgjedhje,  kurse  në këto zgjedhje ka zgjedhur që ta bëjë rrugën nëpër ”çajtoret e fshatrave”  ku ka kandidat për Kryetar Komune.

Si duket Bashkimi Demokratik për Integrim në fushatën e fundit në Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare në dhjetor që harxhoi shumë, material propaganduese në investime të Spoteve me çmime marramendëse, që sipas informacionve që i posedon Agjencia e Lajmeve Zhurnal, vetëm për fotgrafime të kandidatëve të bartësve të listave zgjedhore prej 1 deri në 6 , për një kandidat kanë shpenzuar afro 9 mijë euro, shkruan Zhurnal.

Ndërsa për inçizimet e spoteve, gjithashtu për një spot janë harxhuar mjete tejmase marramendëse nga Shtabi Zgjedhor në zgjedhjet e 11 Dhejtorit, gjithashtu pagesat e hapjeve së Shtabeve kanë qenë aq të çmimeve të larta, që aq pas zgjedhjeve  Agjencia e Lajmeve Zhurnal mëson se kreu i tyre Ali Ahmeti kur ka mësuar shpenzimet totale dhe harxhimet me çmime të fryera ka qenë shum i dëshpruar dhe mërzitur.

E gjithë  kjo mund të konstatohet se zotri Ali Ahmeti kësaj rradhe ka vendosur që Shtabit Qendror të Përgjithshëm i udhëhequr nga Fatmir Besimi, që të kursehet në çdo aspekt të materialeve propaganduese si dhe prezantimet e programeve të Kandidatëve për Kryetar Komune, si nëpër  billborde në qytetet kryesore sidomos në vendbanimet shqiptare, po dhe bërja e pazareve me media, televizione dhe të tjera duke kërkuar hapësirën minimale për reklamim për arsye se siç mësohet , “arka e bdi-së” është pothuajse me vlerë në zero.

Siç mëson Agjencia e Lajmeve Zhurnal, nga burime të ndryshme brenda partisë,nga zgjedhjet e kaluara të  parakohshme parlamentare në Dhjetor kjo parti u ka mbetur borxh Agjencive të ndryshme të cilët kanë shpenzuar mjete të mëdha në bazë të kërkesës së BDI-së dhe pas zgjedhjeve tanimë askush nuk merret me borxhin ndaj klientëve,që ndaj të cilëve tek disa edhe vetë kreu i BDI-së Ali Ahmeti, u ka  dhënë premtim, shkruan Zhurnal.

Skaj asaj fushate të madhe në Dhjetor kur kjo parti pësoi rezultate të dobta nga keq menaxhimi dhe organizimi i fushatës por edhe mos marrja parasysh e Pikave Kryesore që sipas shumë analistëve ishte  e rëndësishme që të promovoj programin me 5 pikat thelbësore që kishte BDI-ja, që atë kohë me përplasjet “brenda partisë bënë të kundërtën dhe luftuan vetveten”.

Pra pas këtyre gabimeve trashanike tani BDI-ja po vërehet se është duke bërë një fushatë tepër të zbehtë, dhe nëse mund të themi, “muhabet çajtoresh” nëpër vendet ku ato synojnë të fitojnë komunat.

Por duke marrë parasysh kritikat e shumta nga mediat, edhe kjo metodë si duket në këto zgjedhje lokale, do të mund të ju vijë si një “Bumerang”, sepse sa ato njerëz(elektorati) ju besojnë sepse këtyre premtimeve në këto zgjedhje sepse prapë janë duke prezantuar kërkesat e njejta, që duheshte të sillen shumë më pare në praktikë

Do të mbetet t’i shohim, rezultatet e 15 Tetorit, që ose do të ja japin edhe njëherë besimin BDI-së, ose përfundimisht do ti dënojnë duke mos i’a dhënë votën kandidatëve për të cilat shumica në disa vende nuk janë të pranueshëm me rikandidimin e tyre, ku ata edhe në këtë fushatë përsëriten me projektet të cilat duheshte që ti kryejnë gjatë mandatit si kryetar komune që po ju  skadon afati, shruan Zhurnal.

Ndryshe Agjencia e Lajme Zhurnal, analizat e BIRNI- të cilat i morri pikë për pike, dhe i ribotoi në ueb-faqen e Agjencisë së Lajmeve Zhurnal, që rezultatet dolën me humbje të buxheteve të mëdha e marramendëse, që shumica e kryetarëve të komunave nuk kanë ditur t’i menaxhojnë mjetet e parapara për komunat përkatëse.

Këtë keqmenaxhim të buxhetit të komunës e kishin bërë pjesa dërmuese  e Komunave të udhëhequra nga BDI-ja.