BDI mund ta transferojë selinë nga Reçica në Saraqinë?! (Foto)

A do ta ndryshojë BDI selinë e vetë pas zgjedhjeve lokale? Është pyetje që e parashtrojnë jo vetëm oponentët politikë, por edhe vetë aktivistë të kësaj partie,  të revoltuar nga rezultatet zgjedhore që tregojnë se BDI ka humbur përkrahjen e shqiptarëve dhe se mbijetesën në skenën politike mund tya sigurojë vetëm me votat maqedonase.

Revolta në masë të madhe ka të bëjë edhe me humbjen e BDI-së në Reçicë të Vogël, ku prej fillimit është vendosur selia e kësaj partie.

“Reçica e Vogël, ku është selia e partisë tonë, nuk është më bastion i BDI-së sepse ne zhgënjyem banorët e këtij fshati. Edhe pse Reçica e Vogël tashmë është bë lagje e Tetovës, kushtet mbeten më të këqija se në fshat. Tani bastion i BDI-së është bë fshati Saraqinë, që njëkohësisht është bastion i VMRO-DPMNE-së. ndoshta është mirë që atje ta dërgojmë selinë e partisë”, thonë burime të kësaj partie.

Image result for selo saracino

Fshati Saraqinë