Bekim Sali, ilaçi kundër të keqes së quajtur BDI

Xhevdet Pozhari

Grupe interesi me prapavije kriminale vite me radhe kane vepruar ne komunen e Çairit. Emrin e Bekim Salit per here te pare e degjova si stomatolog qe jepte sherbime falas profesionale per femijet. Qellimi ishte vetedijesimi ne moshe te hershme per mirembajtjen e shendetit te dhembve dhe preventiven e semundjeve qe kanosen ne te ardhmen ne rast te pakujdesise.

Me Salin shpeshhere kemi pasur rast te diskutojme per Komunën e Çairit, degradimin dhe kriminalitetin që u zhvillua në këtë komunë shqiptare, fatkeqësisht nga një parti shqiptare. Mbase Çairi eshte e vetmja komunë shqiptare më e degraduar sesa Prishtina!

Nuk befasohem pse sot Sali eshte nje prej politikaneve me te pelqyer shqiptare ne Maqedoni. Eshte ne natyren e tij qe te parandaloje te keqen dhe gjeneratave te reja t’ju jep shprese. Aktivizmi ne politike i profesionisteve si Sali, tregon edhe per vetedijen e shqiptareve te Maqedonise se ka ardhur koha per te ndeshkuar te keqen e quajtur BDI.