BESA, Këshilli Qendror mblidhet në Shkup

Mbledhja e Këshillit Qendror e Lëvizjes BESA nuk do të mbahet në Tetovë, por në selinë në Shkup. Siç njoftojnë nga BESA, ndërrimi i lokacionit është bërë me kërkesë të shumicës së Këshillit.

“Me kërkese të shumicës të Këshillit Qendror të Lëvizjes BESA mbledhja e radhës e Këshillit Qendror do të mbahet në selinë qendrore të Lëvizjes BESA në Shkup në ora 16:30”, thuhet në kumtesën e BESA-s.
Në kumtesë gjithashtu thuhet se pas mbledhjes, në ora 17:00 do të mbahet edhe konferencë për media.