Bima ideale që parandalon rënien e flokëve

333333\r\nHithra thumbuese është një ndër bimët më të mira dhe të shëndetshme në natyrë. Ka shumë veti kuruese. Ajo është e pasur me lëndë ushqyese. Ka shumë kalcium, fosfor, hekur, vitamina C, A, B2, K dhe shumë të tjera. Hithra pastron gjakun dhe rrit numrin e qelizave të kuqe të gjakut.\r\n\r\nNë mjekësinë popullore përdoret shpesh për rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak, në trajtimin e mëlçisë, shëron infeksionet virale dhe bakteriale. Hithra ka lëndë ushqyese dhe kur bëhet fjalë për kujdesin e flokëve. Ka efekte në flokë, ndalon dhe parandalon rënien e flokëve dhe nxit rritjen e tyre. Nëse i lani flokët me çaj hithre, do t’ju bëhen më të shëndetshme dhe më të trasha. Do t’ju rriten shpejt dhe parandalon rënien e tyre.\r\n\r\nPër të përgatitur këtë recetë është e rëndësishme që të merrni katër ose pesë tufa hithre të freskëta ose të thata dhe hidhini në një enë që ka 5 litër ujë. Ziejini në temperaturë të ulët, derisa uji të fillojë të vlojë. Lëreni të ziejë për 5 minuta dhe më pas hiqeni nga zjarri. Përdoreni lëngun për të larë flokët. Nëse do të përdorni rrënjët e hithrës, merrni një tufë dhe vendosini në një enë me ujë të ftohtë. Lërini ashtu gjatë gjithë natës dhe nxirrini nesër në mëngjes. Ziejeni lëngun për 10 minuta dhe lani flokët me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published.