Boks, tetovari shënon fitoren e parë në ringun profesionist (VIDEO)

Boksieri tetovar Lulzim Bajrami, e ka shënuar fitoren e parë në ringun profesionist. Bajrami në luftën e zhvilluar mbrëmë e mundi gjermaninn Martin Herman. Krahas asaj që kjo ishte lufta e tij e parë në ringun profesionist Bajrami, tregoi një mjeshtri të madhe në goditjet e tija dhe kundërshtarit nuk i dha shpresa se mund të bëjë diç më shum në këtë luftë. Pas kësaj boksierit tetovar i nevojiten edhe disa meçe dhe kuptohet edhe fitore në ato që të mund të konkurojë për një titull kampion. Bajrami në prag të eliminatoreve për olimpiadën e Tokio 2020, mund të jetë konkurues për pjesëmarje në këto lojëra olimpike si përfaqësues i Maqedonisë, pasi posedon pasportën e vendit. Tani isht boksierit të Shkëndija boks, i mbetet të zgjedhë se do të luftojë në eliminatore apo do orientohet vetëm në boksin profesionist.