Copy Code

Bozhinovski: Gruevski ka humbur busullën

Gazetari Zoran Bozhinovski në emisionin “Vetëm e vërteta” në kanal 5 ka deklaruar se ish kryeministri Nikolla Gruevski ka humbur busullën dhe se një vit ka lobuar për tu takuar me kancelaren gjermane Angela Merkel, sa i përket kryeministrit Zoran Zaev, Bozhinovski ka thënë se po udhëheqë një politikë të mire, transmeton Medial.mk

Ai për kryeministrin Zaev më tej tha, edhe pse brenda nuk ka një personel të mirë por, gjithsesi ndjek një politik të jashtme aktive.

Analisti Albert Musliu, gjatë emisionit në fjalë ka rënë dakord se politika e jashtme e Maqedonisë ka ndryshuar për 360 shkallë, dhe se njehet një frymë pozitive.

Lidhur me marrëveshjen me Greqinë, Bozhinovski ka thënë se, Greqia ka të drejtën e vetos dhe është në avantazh.