Bujar, nuk mundet edhe Uçk edhe “Branitell njëkohësisht”

Shkruan: Lulzim Aliti

I vendosuri nën llupën e Prokurorisë Speciale Osmani paska thënë se nuk mundet Aleanca të jetë edhe në Qeveri edhe në koalicion me Lëvizjen Besa.
Epo ja që un po ju tregoj se mundet,sepse ne nuk u bëmë pjesë e Qeverisë për dëshirën tuaj,sepse dorën në zemër ,,qejfi juaj” ishte VMRO dhe Gruevski,por ne pikërisht për tua prishë qejfin tuaj dhe të BDI-së nga fillimi u deklarum kundër Gruevskit..

Meqë i keni ,,qejf” pyetjet ja dhe un po ju pyes Juve:

A nuk ishit Ju Bujar Osmani personi që më së shumti e mbronte Qeverin e regjimit VMRO-BDI ku Ju ishit Ministri më i pëlqyer i Gruevskit.
Ju kujtohet rasti ,,Monstra” si e mbronit Mijallkovin dhe Gordanën?

Bujar,thirri mendjes o ,,djali vetpëlqyer” se po më duket ju ke ,,hyp skijave”
Bujar, nuk mundë të jeni 8 vite pjesë e regjimit të Gruevskit që për Ju ka folur çdoher në superlativ dhe tani të jeni Zv.Kryeministër për Eurointegrime dhe pjesë e qeveris reformatore si mbetje të regjimit Grurvski-Ahmeti,prandaj thirrini pak logjikës dhe mos na shitni moral prej lavireje..

Në politikë vërtet gjithçka është e mundur por nuk mundet të jeshë edhe bashkpjesmarrës në montimin e ,,Rastit të Kumanovës” dhe të kërkoni zbardhje të rastit.

Nuk mundet ta luftosh ti kriminalitetin kur je nën hetime të Katica Janevës si pjesë e regjimit të kaluar..
Bujar,mos naj nënçmo intelegjencën,të lutem na kurse nga kto ,,budallakija”
Bujar,për fund po ta them.
Nuk mundet edhe të ulurisni në salla Uçk Uçk edhe njëkohësisht të shpërbleni “branitellat” me vite të tëra nga 5000 Euro!!!