Çairi si në mesjetë

Jeta në Maqedoni është shumë e vështirë përfshirë edhe kryeqendrën e saj Shkupin,por jo në atë të dritave por vetëm në Shkupin e territ dhe të përbuzjes,që është Shkupi i lagjeve ku jetojnë shqiptarët. Nga semaforët e Bit Pazarit e deri tek vija që ndanë komunën time me atë të Butelit është vetëm një pamje të cilën ta regjistron syri,është anarkia infrastrukturore si pasojë e udhëheqësve tanë,është betonizmi i lagjes e cila shquhet për pemët e saja të cilat paraqesin mushkëritë e lagjes.

Lagjet Çair janë të kantantisura falë pushtetarëve të cilët besimin e dhënë nga qytetarët përmes “votës së lirë”e shfrytëzojnë për përfitime personale duke uzurpuar hapësirat publike ndërkohë që kryetari as që merr masa për ta ndaluar këtë dukuri shqetësuese sepse leja e dhënë për investitorin e ndërtesave kolektive e ka koston e banesave për kryetarin si “dhuratë”për lejen e ndërtimit.

Shkruan: Samir Ferati