Çifti zviceran prish kurorën, për t’ia “ndreqë” letrat Zenunit dhe Bukurijes nga Kosova

Çifti zviceran prish kurorën, për t’ia “ndreqë” letrat Zenunit dhe Bukurijes nga Kosova

Pothuajse tridhjetë vite ka zgjatur bashkëshortësia e lumtur e çiftit zviceran Yolanda (62) dhe Werner A. (66) nga Neckertali i Zvicrës. Deri në momentin kur çifti pa fëmijë, papritmas vendosë t`i japë fund bashkëshortësisë në vitin 2015, duke jetuar ende nën një kulm.

Pas një kohe të shkurtër, në Kosovë u dëgjua jehona e daulleve: Yolanda u martua me Zenun G. (35), ndërsa Werneri me bashkëshorten e tij, Bukurie B.* (34), një çift kosovar me dy fëmijë.

Problemi filloi në muajin shkurt të vitit të kaluar, kur dy ish bashkëshortët zviceranë, parashtruan kërkesa përkatëse pranë Ambasadës së Zvicrës në Kosovë, për bashkim familjar. Por, një gjë e tillë dështoi, pasi autoritetet zvicerane nuk ua miratuan kërkesat e tyre, me preketst se partnerët kosovarë nuk mund të udhëtojnë në Zvicër.
Me këtë, dështion edhe martesa më naive „për letra“ në Zvicër, shkruan „Blick“, përcjellë „Shtegu.com“. Yolanda dhe Werneri janë gjobitur, ndërsa vendimet gjyqësore pjesërisht janë të plotfuqishme.

“Po, jam dënuar por nuk do të ndjehem asnjëherë fajtor“, pohon Werneri. Edhe më pas do ta përsëriste të njëjtën gjë, ka deklaruar pensionisti zviceran i Migrosit. Tashmë disa vite ai është duke u angazhuar si ndihmës privat në Kosovë.

Ish bashkëshortja e tij qëndron e ulur pranë tij, duke e përkrahur fuqimisht. Plani i tyre: Ata kanë dashur t`i vendosin nën një kulm partnerët e rinj, së bashku me fëmijët, për tu mundësuar një jetë larg brengave të vendlindjes.

Që të dy zviceranët i kanë menduar seriozisht martesat, por autoritetet zvicerane nuk u besojnë! Por, si mund të duken këto martesa?! ëerneri e vë dorën në zemër dhe përgjigjet: „Ata ende janë në zemrat tona, më tepër nuk mund tu tregoj“.

Një gjë është e qartë: Po që se Bukurie B. dhe Zenun G. me fëmijët e tyre do të mund të vinin në Zvicër, ata do ta kenë të zgjidhur problemin financiar nga partnerët përkatës.
Werner A. qëndron me vendosmëri në bindjen e tij, pasi përmes rrugës legale do ta sjellë partneren e tij në Zvicër. „Nuk dorëzohemi dhe shpresojmë në një epilog të gëzueshëm“. ëerneri nuk dëshiron të zhvendoset në Kosovë: „Tash e 60 vite jam duke jetuar në Zvicër dhe nuk mund të mohoj përkujdesjen mjekësore këtu“, ka përfunduar pensionisti zviceran.


Related Articles

Përfundimisht, rrënohet muri në Mitrovicë

Ka nisur rrënimi i murit në veriun e Mitrovicës nga dy eskavatorë, të cilët janë duke kryer punën e rrënimit.

Ja çfarë ka bërë shteti kanadez për vajzën myslimane Malala!

Shteti i Kanadasë ia ka dhuruar pasaportën e shtetësisë kanadeze, vajzës myslimane Malala Yousafzai, e cila është një aktiviste pakistaneze

Selam i ashpër nga Serbia: Shqipëria e Madhe bëhet vetëm me luftë të madhe

“Projekt i I Shqipërisë së madhe mund të realizohet vetëm me luftë madhe ballkanike, kjo është e qartë për të