Dashuria e mori më qafë, Linda tregon tmerret e martesës me luftëtarin e ISIS

Dashuria për një xhihadist në Irak bëri që një adoleshente gjermane t`i bashkohej atij për t’u bërë më pas pjesë e ISIS. Ajo është kapur në Mosul dhe është futur në burg në Bagdad dhe aty është ritakuar sërish me nënën e saj.

Linda Venzel, nga Pulsnitz i Saksonisë, iu bashku grupit të terrorit islamik në moshën 15-vjeçare. Ajo falsifikoi firmën e nënës së saj për të blerë një biletë në Stamboll para se të hynte në territorin e ISIS.

Megjithatë, në takimin e saj të parë me nënë që kur iku nga Evropa për në Lindjen e Mesme, ajo tha se kishte shkatërruar jetën e saj me “idenë idiote” për t’iu bashkuar ISIS.

17 vjeçarja do të përballet me disa vite burg ose madje edhe mund të dënohet me ekzekutim në Irak.

Nëna e saj 48-vjeçare, Katharina Venzel, udhëtoi për në kryeqytetin irakian bashkë me vajzën tejtër, për të vizituar Lindën.

Linda tregon se kishte parë shumë tmerre me sy gjatë kohës së qëndrimit të saj në territorin e ISIS, shumë njerëz të vdekur në mënyra çnjerëzore, madje edhe fëmijë, shkruan Daily Mail.