Demant ndaj akuzave për Komandant Sokolin dhe Demë Shehun!

Në vazhdim të nderuar lexues, ju japim shkrimin pa autor në kët
gazetë, që në mënyr të skrupëllt sulom Luftarët e Lirisë !

Në kët shkrim pa autor, në kët Gazetë ”Veprimtaria e Demë Shehut gjatë dy dekadave,  nga viti 1999 në Kosovë dhe viti 2001 në Maqedoni s’ka asnjë pikë të përbashkët me patriotizëm. Pra,  veprimtaria e tij dhe Sokolit çdo herë ka qenë keriminele dhe e dëmshme për shqiptarët!
Demë Shehu,  pas vitit 2001,  ka qenë maja e krimit në Maqedoni,  drejtues i grupit kriminel me përfaqësues nga të gjitha shtyllat e pushtetit atje: Legjilativ,  ekzekutiv,  gjygjësor, ….! Kuptohet të gjitha krimet i kanë realizuar në bashkëpunim me shërbimet e fshehta maqedonase!”

Kësaj gazete ju bajm me dije, shkoni në vendlindjen e gjeneral Sami Ukshini-SOKOLIT dhe Demë Shehut, aty ju tregojn se kush jan, nga vendëlindjet e tyre shkoni nëpër të gjitha Trojet Etnike Shqipëtare, ju tregojn se kush jan, dilni në Diaspor shkoni aty ku ka shqipëtar dhe shqipëtare me gjak shqipëtari, pytni për këta dy Luftar të Lirisë dhe bashkëluftaret tjer, këta Luftar të Lirisë,  gëzojn autoritet, nderim dhe respektim ma të madhin, siq nderon Kombi bijtë dhe bijat e vet.Lufëtaret e Lirisë, nuk kan nevojë për avokat, sepse avokat i tyre është puna, sakrifica për Kombin, për të cilin jan munduar të japin gjithëqka nga vetja. Të tentojsh ti njollosësh dy individ, të dy personalitete atdhetare dhe patriotike, të dy Familjeve të mëdha të Kombit, familje Dëshmorësh, Invalidash dhe veteran, kjo nuk ka koment, dihet haptazi se kush jeni dhe kujt i përgjigjeni, kush ua mbush ”grazhdin” me ndonjë kockë, për të edhe punoni.

UÇK-re e Riorganizuar, apo Grupi i Kumanovës, është si rezultat i mos Implementimit të MO-it, nga BDI-ja dhe Ali Ahmeti, është si rezultat i mohimit të drejtave individuale dhe kombëtare të Shqipëtarve në Maqedoni nga viti 2001,  është si rezultat i vrasjes së dhjetëra Djemëve ma të mir të Kombit, Luftëarve të Lirisë, nga ”Cerna Ruka” shqipëfolse, në bashkëpunim me armikun dhe lobin Greko-Ruso-Sllavë, është si rezultat i Proceseve të Montuara Politike ”Sopoti”,  ”Brodeci”, ”Monstra” dhe denimi i 32 Luftëarve të Lirisë me Burg të Përjetshëm,  me qindra tjerë të denuar me Burgje të rënda, është si rezultat i vrasjes së Ëndrres së çdo Shqipëtari dhe Shqipëtare, për një jetë me dinjitet…

UÇK-re apo Grupi i Kumanovës, në kët rast edhe gjeneral Sami Ukshini-SOKOLI dhe Demë Shehu, ishin të rreshtuar aty ku ishin tër jetën e tyre me familjet e tyre, aty ku duhet të rreshtohen Shqipëtaret, në Lobin Perendimor në krye me miqët tan SHBA-të, mirpo Tradhëtia e Shekullit nga Piramida e Krimit Shkup-Prishtinë-Tiranë, Piramidë e lidhur me Lobin Greko-Ruso-Sllavë, e shantazhuar për shkaqe të krimit, korrupsionit që kryen ndaj Shqipëtarve dhe pasurisë nga taksat e Shqipëtarve.

Po të ishin të lidhur me Maqedonët, nuk do të vriteshin, burgoseshin,  torturoheshin, gjykohen dhe denohen me Denime kapitale, o ju të mjerë që për disa kocka që ja qesin në ”grazhdë”, shkruani çka t’ju dirigjojn, ata Politikan që Shqipëtarisë, i kan bër Dëme ma të mëdha, atyre Politikanëve servila ndaj armiqëve.Në fund, një gjë është e sigurt, Piramida e Krimit të Politikës Shqipëtare,  ka filluar të shembet, veqse po perendon dhe po shkon, ne histori me faqen ma të zezë.Këta dy Sokola dhe Sokolat tjerë nga Grupi i Kumanovës, do të Lirohen sepse jan Sokola të Kombit !

Lavdi Dëshmorve të Kombit !
Poshtë Tradhëtaret dhe servilat !

Rrnoft Shqipëria !
Rrnofshin SHBA-të !

Autor:Agim Musliu