Dhuna në Kuvend, kërkohet arrest shtëpiak për Jovanovskin

Aktori Vlado Jovanovski të dalë nga paraburgimi në Shutkë dhe t’i shqiptohet një masë më e butë, kërkoi prokurori Jovan Cvetanovski nga Prokuroria e Lartë Publike. Në seancë publike prokuroria kërkoi që Gjykata e Apelit ta respektojë ankesën e avokatëve të aktorit.

Megjithatë, për Oliver Popovskin, ish kryeshef i sektorit në MPB dhe Goran Gjoshevskin, shef i sigurimit të ish kryetarit të Parlamentit, Trajko Veljanovski, Prokuroria kërkoi që të mbeten në paraburgim për shkak të frikës se do të arratisen dhe se do të ndikojnë ndaj dëshmitarëve për ngjarjet e 27 prillit.