Diçka po zihet mes Shkurte Gashit dhe Mensurit të ‘Stupcave’

Këngëtarja e njohur Shkurte Gashi dhe aktori Mensur Sfarqa kohëve të fundit po shihen shpesh bashkë.

Kjo për faktin se dyshja duket se do të sjellin diçka të përbashkët, shkruan lajmi.net

Detajet nuk janë bërë ende të qarta por duke e pasur parasysh sukseset e tyre veç e veç, çfarëdo risije që vjen nga dyshja nga publikut do të jetë padyshim e mirëpritur.

Kujtojmë se Shkurte Gashi njihet për sukseset e saj në muzikë dhe për zërin karakteristik që ka, ndërsa projekti i saj i fundit me videokliop ishte kënga ‘Do mbijetoj’  që rezultoi si shumë e suksesshme.

Gjithashtu Mensur Sfarqa njiher si njëri ndër aktorët më të pëlqyer, i cili ka treguar veten në projekte të ndryshme humoristike sidomos në rolin e ‘Sheqës’ te ‘Stupcat’./Lajmi.net/