Disa nga thëniet më të bukura nga Princeshë Diana. Duhet t’i lexoni!

“Njerëzit mendojnë se në fund të ditës, të kesh pranë një mashkull është arritja më e madhe. Për mendimin tim, arritja më e madhe në fund të një dite është një punë e realizuar mirë”.

U bënë afërsisht 20 vite që nga dita, kur bota u zgjua me lajmin se Princeshë Diana kishte ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në Paris. Ajo ishte personaliteti më i dashur në gjithë familjen mbretërore në Britani, dhe ndoshta ndër personat më të pëlqyer në atë kohë nga mbarë bota. Princeshë Diana shfrytëzoi çdo mundësi që të promovonte dashurinë, vlerat e familjes dhe u përpoq të përmirësonte çdo problem të shoqërisë. Kjo ishte arsyeja pse ajo njihej ndryshe edhe si “Mbretëresha e zemrave”, për shkak të dashurisë dhe pëlqimit masiv që kishte siguruar në gjithë botën.

20 vite pas vdekjes së saj, ne ju sjellim disa nga thëniet më të bukura nga Princeshë Diana që do t’ju frymëzojnë edhe ju për t’i dhuruar të tjerëve dashuri dhe përkujdesje :

“Nëse gjen dikë që e do vërtet në jetë, atëherë kapu fort pas asaj dashurie. Nëse je mjaftueshëm me fat dhe gjen dikë që të do, po aq sa ti e do atë, atëherë duhet ta mbrosh atë dashuri”.

“Problemi më i madh në botë në ditët e sotme, është mungesa e tolerancës. Çdokush është intolerant me të tjetrët…”.

“Unë nuk dua dhurata të shtrenjta; Nuk dua të blihem me lekë. Kam gjithçka materiale që dua, por e kam edhe nevojën për të pasur për një person që të më qëndrojë pranë, që të më bëjë të ndihem e mbrojtur dhe e sigurtë”.

“Çdokush nga ne duhet ta shprehë se sa shumë përkujdesemi për njëri-tjetrin, dhe, në të njëjtën kohë, se sa shumë përkujdesemi ne për veten tonë”.

“HIV-i nuk i bën personat të rrezikshëm për t’i pasur pranë, ndaj shtrëngoja dorën atyre dhe dhuroji një përqafim. Një Zot e di se sa shumë kanë nevojë ata për këtë gjë”.

“Njerëzit mendojnë se në fund të ditës, të kesh pranë një mashkull është arritja më e madhe. Për mendimin tim, arritja më e madhe në fund të një dite është një punë e realizuar mirë”.

“Mendoj se sëmundja më e madhe, nga e cila bota ka vuajtur dhe vazhdon të vuajë, është ndjesia e njerëzve se u mungon dashuria, ndaj unë e di se duhet të dhuroj dashuri për një minutë, për gjysmë ore, për një ditë, për një muaj etj. Ama unë e di se duhet të fal dashuri. Jam shumë e lumtur që e bëj këtë gjë. Unë dua ta bëj vazhdimisht këtë gjë”.