Ditë zie për BDI-në: Shoku i ngushtë i Musa Xhaferit, Sasho Mijallkov tërhiqet nga politika

Një lajm i trishtuar ka ardhur për funksionarët e BDI-së, mbi gjitha për Musa Xhaferin. Shoku i tij i ngushtë me të cilën pothuajse kanë ndarë gjithçka, Sasho Mijallkov, ka vendosur sot që përfundimisht të tërhiqet nga aktivitetet politike.

Ndonëse për shqiptarët ky lajm është i mirë, megjithatë, jo dhe për bashkëpunëtorët e Mijallkovit, në rend të parë për Musa Xhaferin.

Kujtojmë se pikërisht Xhaferi ka qenë ai që ka mbajtur kontaktet me Mijallkovin për të gjitha zhvillimet në vend.

Kjo u vërtetua edhe në projektin “E vërteta për Maqedoninë”, ku u dëgjua se si bëjnë pazare të ndryshme Mijallkov dhe Musa Xhaferi në kurriz të shqiptarëve.