DOKUMENTI/Kush janë 40 familjet maoze shqiptare: emrat, sponsorët dhe bizneset ku fshihen

Zbardhet materiali nga ku ambasadori Donald Lu duket e ka marrë edhe referencën e famshme të 40 familjave mafioze në Shqipëri.

Është publikuar një studim serioz dhe voluminoz që ka si autorë Fabian Zhillën dhe Besford Lamallarin(sot zv.ministër i Brendshëm), të cilët kanë bërë një radiografi të hollësishme të të gjithë krimit të organizuar në Shqipëri.

“Evolimi i Strukturave të organizuara kriminale në Shqipëri”, titullohet libri ku paraqitur për herë të parë në një material publik për të gjitha bandat më të rrezikshme mafioze në vend, të ndara në territorin e Republikës, ku gjenerojnë para dhe kontrollojnë gjithçka; veprmtaritë e paligjshme por edhe pastrojnë paratë duke ngritur biznese të ligjshme.

Kush janë ata? Kush fshihet pas tyre dhe cilët biznese gjenerojnë paratë e 40 familjet
shqiptare?

Më poshtë po japim renditjen dhe zbërthimin e organizatave më të mëdha mafioze shqiptare,
siç janë paraqitur në libër:

Tiranë
Në qytetin e Tiranës aktualisht dyshohet se veprojnë të paktën 3 organizata kriminale shumë të fuqishme dhe të strukturuara. Ato kanë një shtrirje kohore të hershme të veprimtarisë kriminale dhe kanë arritur ti rezistojnë kohës për shkak të sofistikimit dhe lidhjeve të tyre me biznesin dhe segmentet e korruptuara të shtetit. Përflitet që njëra prej këtyre organizatave (1), e cila është edhe më e fuqishmja, të ketë një strukturë hierarkike mjaft të sofistikuar.

Mendohet që fillimet e kësaj organizate të jenë që në vitin 1992. Në fillimet e veprimtarisë së saj, kjo organizatë karakterizohej nga dhuna, format e maskimit, puna në grup dhe mungesa e një hierarkie të qartë. Mendohet se kjo organizatë, në dallim nga organizatat e tjera kriminale, të ketë pasur edhe motive politike për formimin e saj. Ndër karakteristikat e aksioneve të kësaj organizate në fillimet e veta (1992) ka qenë përdorimi i simboleve të
institucioneve zyrtare që merren me mbrojtjen e rendit, si Policia e Shtetit dhe Forcat e Armatosura.

Kupola e kësaj organizate (1) dyshohet të jetë e bazuar në lidhje gjaku (vëllezër, kushërinj dhe rreth shoqëror të ngushtë) dhe të ketë lidhje me ish-funksionarë të lartë të regjimit komunist.76 Mendohet se organizata i ka trashëguar lidhjet dhe aftësitë organizative prej tyre.

Mendohet që në këtë organizatë të ketë përfaqësues edhe të grupeve të tjera kriminale, duke e kthyer këtë organizatë në një lloj kupole të organizatave të tjera më të vogla, të cilat kryesisht veprojnë në segmentin Tiranë-Durrës. Kjo organizatë mendohet se është pjesë e rrjeteve ndërkombëtare të krimit dhe të ketë lidhje me Mafien italiane (Sacra Corona Unita), atë rumune dhe izraelite. Nëpërmjet këtyre lidhjeve organizata dyshohet se i pastron paratë e saj në Shqipëri nëpërmjet kazinove, pikave të bastit si dhe investimeve në karburante dhe
ndërtim. Paçka se mendohet që në fillimet e veta (1993-2003) kjo organizatë ka qenë shumë e dhunshme, aktualisht dyshohet që të jetë sofistikuar duke mos u ekspozuar në konflikte apo vrasje ordinere. Mendohet që organizata të jetë e fokusuar në pastrimin e parave të mafies ndërkombëtare dhe aseteve të politikanëve të korruptuar në Shqipëri. Aludohet gjithashtu që kjo organizatë të jetë përpjekur për ta kthyer Shqipërinë në një vend prodhimi të kokainës duke krijuar lidhje të forta me kartelet e drogës në Amerikën Latine (Venezuelë dhe Ekuador),
duke formuar cikle të mbyllura trafiku (të kontrolluar prej saj nga origjina deri në shpërndarje). Dyshohet gjithashtu që organizata të ketë investuar në turizëm, kryesisht në qytetin e Vlorës. Përflitet se kjo organizatë ka investuar edhe në media. Mendohet se organizata ka lidhje të forta me të afërm të politikanëve brenda të gjithë kampeve politike.

Megjithëse nuk ka një qendër apo territor veprimi, organizata dyshohet të ketë “selinë” kryesore në Shqipëri në qytetin e Tiranës. Siç do të shprehej një i intervistuar, “kjo tipologji organizate është kudo dhe askund, dhe nisur nga cikli i ecurisë është […] edhe më e frikshmja”.77 Një organizatë tjetër kriminale (2) dyshohet se është mjaft aktive dhe se fshihet mbas shumë krimeve të bujshme në qytetet e Tiranës dhe Durrësit në vitet e fundit. Në
ndryshim nga organizata e mësipërme, kjo organizatë është më e dhunshme, më pak e sofistikuar, por jo më pak e rrezikshme. Struktura organizative e grupimit kriminal bazohet në lidhje shoqërore dhe drejtohet nga një kupolë prej tre apo katër personash me precedentë penalë të njohur. Kjo organizatë i ka fillimet e saj në trafikun ndërkombëtar të heroinës në Itali dhe ka filluar të konsolidohet pas vitit 2005.

Përbërja e kësaj organizate është e larmishme, me individë kryesisht nga rrethet e Tiranës, Durrësit dhe Fierit dhe është e përbërë nga mosha të reja (20-40 vjeç). Përflitet që struktura drejtuese është e përbërë nga katër anëtarë, ku secili ka një rol në një drejtim të caktuar (vrasjet, investimet, rekrutimet dhe trafiku i drogës). Organizata përdor një komunikim shumë të sofistikuar duke përdorur gjuhë të koduar. Organizata kriminale përdor ndërmjetës si dhe korrierë për të komunikuar me të tretët. Ky grupim kriminal përpiqet të rekrutojë segmente brenda Policisë së Shtetit për të pasur informacion por edhe për ekspertizën e tyre, gjë e cila e ndihmon të neutralizojë aksionet e policisë. Për të eliminuar kundërshtarët përdoren “qitësit” e organizatës ose “vrasës” me pagesë. Kjo organizatë mendohet të ketë krijuar një aleancë të fortë me një ndër grupet kriminale që ka filluar të aktivizohet së fundmi në qytetin e Durrësit.78 Mendohet që numëri i anëtarëve të kësaj organizate të shkoj mbi 30-të. Kjo organizatë është gjithashtu “polikriminale” dhe vepron kryesisht në trekëndëshin Tiranë – Durrës – Fushë-Krujë. Dyshohet se organizata është e përfshirë në trafiqet e narkotikëve, gjobëvënie, mbledhje gjobash (loan sharking), zgjidhje konfliktesh, dhe së fundi në nxjerrjen apo regjistrimin e pronave të patundshme.79 Kjo organizatë dyshohet se ka lidhje të forta me grupe kriminale në të gjithë vendin dhe është shumë fluide. Është kryesisht e fokusuar në
trafikun e drogave të rënda dhe është pjesë e rrjeteve ndërkombëtarë të trafikut të narkotikëve në Itali dhe Hollandë.

Megjithëse është e vështirë të përcaktosh një territor kontrolli të kësaj organizatë për shkak të fleksibilitetit që e karakterizon, kjo organizatë dyshohet se ka ndikim në “Rr. e Kavajës”; “Ish Parkun e Autobuzave”, dhe “Kombinat”. Përflitet se kjo organizatë për shkak të lidhjeve të forta me persona me pushtet politik sot është një ndër organizatat kriminale më aktive në aksin Tiranë-Durrës. Kjo organizatë aktualisht është nën monitorim të vazhdueshëm nga agjencitë ligjzbatuese.

Një tjetër organizatë kriminale (3) me shumë influencë është konkurrentja e organizatës më sipër (2). Këto dy organizata kanë qenë në konflikt të përhershëm me njëra tjetrën për kontrolle territori dhe hakmarrje që nga viti 1999. Përplasjet e tyre kanë qenë mjaft të forta sidomos mbas vitit 2011, ku vrasjet nga të dyja palët ishin gati të përmuajshme. Kjo organizatë (3) është e bazuar kryesisht jashtë qytetit të Tiranës, ka investime brenda qytetit
dhe ka një lloj ndikimi në veriun e kryeqytetit. Mendohet që influenca dhe kontrolli më i fortë i saj është në bizneset në krahun e djathtë të autostradës Tiranë-Durrës deri pranë aeroportit të Rinasit. Dyshohet që organizata drejtohet nga një familje, kreu i së cilës ka vuajtur një dënim me burg dhe që ka arritur ta drejtojë organizatën edhe gjatë vuajtjes së dënimit. Kjo organizatë mbështetet në lidhje gjaku dhe krahinore por gjithashtu dyshohet se ka lidhje edhe me eksponentë të hershëm të botës së krimit në Tiranë të cilët janë ende aktivë. Me daljen e
drejtuesit të organizatës nga burgu në vitin 2012 organizata mendohet të ketë intensifikuar veprimtarinë e saj. Përflitet që kjo organizatë ka investuar kryesisht në fushën e mineraleve.

Kjo organizatë ka një sistem shumë të mirë mbrojtjeje dhe survejimi dhe mendohet se aktualisht është më e tërhequr dhe e fokusuar në goditjen ndaj bandave kundërshtare.80 Kjo organizatë ka një numër të konsiderueshëm anëtarësh që mendohet të jetë afërsisht rreth 27 persona.

Shkodër

Është e nevojshme që fillimisht të sqarojmë kuptimin e organizatave kriminale të cilat mbështeten në lidhje të ngushta familjare (“Familje”), karakteristikë kjo e grupeve kriminale të zonës veriore të vendit. Me “familje” të përfshira në krimin e organizuar do të kuptojmë ato grupime kriminale të cilat strukturën drejtuese organizative të tyre e mbështesin në lidhjet familjare sipas hierarkisë së familjes, duke filluar nga kryefamiljari (babai ose vëllai i madh), e ndjekur më pas nga vëllezërit më të vegjël,kushërinjtë dhe duke zbritur tek rrethi shoqëror që
kryesisht mbështetet tek komshinjtë. Mendohet që në qytetin e Shkodrës të veprojnë të paktën 4 “familje” të mëdha të cilat janë përfshirë në aktivitete kriminale. Këto “familje” hamendësohet ti kenë rezistuar kohës për shkak të lidhjeve të forta familjare, agresivitetit dhe lidhjeve me politikën. Fillimet e tyre nisin të duken që në fundvitet 80-të, kur në Shkodër, si në shumë qytete të mëdha të vendit, filluan të krijoheshin grupe të rinjsh të dhunshëm në lagje të caktuara të qytetit të cilët njiheshin si të “fortët e lagjes“, si: “Grupi i Rusit” “Xhabijes”
ose “Kirasti”. Ndër këto grupe kishte edhe djem të cilët ju përkisnin “familjeve” që dyshohet se dominojnë sot krimin në qytetin e Shkodrës. Anëtarë të këtyre familjeve njiheshin për pjesëmarrjen në veprimtari kriminale para dhe gjatë periudhës së komunizmit. Pra kishin një histori të përfshirjes së familjarëve në veprimtari kriminale edhe në të shkuarën. Këto grupime kriminale janë kryesisht të mbështetura në lidhje familjare dhe kontrollojnë zona të caktuara.

Fuqizimi i tyre filloi me kontrabandën e karburanteve e cila lulëzoi në rrethin e Shkodrës pas thyerjes së embargos së Kombeve të Bashkuara vendosur ndaj ish-Jugosllavisë në maj të vitit 1992, si dhe konfliktet e armatosura në Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë.81 Më pas këto “familje” u angazhuan në trafikun e qenieve njerëzore dhe atë të narkotikëve.

Këto veprimtari kriminale ju mundësuan të krijojnë lidhje edhe me rrjetet ndërkombëtare kriminale. Gradualisht këto familje u fuqizuan financiarisht duke u integruar në veprimtari tregtare të rëndësishme në qytetin e Shkodrës dhe më gjerë. Një tjetër faktor fuqizues është edhe lidhjet që disa nga këto familje vendosën me “familje “mafioze italiane në jug të Italisë, por edhe pranisë së kësaj të fundit në Malin e Zi. Ky shtet njihet edhe si një ndër portet kryesore të kontrabandës së duhanit në Ballkan e dirigjuar nga Sacra Corona Unita. Deri në vitin 2012 Mali i Zi konsiderohej nga media ndërkombëtare si një “shtet mafioz”.82 Familjet e mësipërme në qytetin e Shkodrës mendohet të kenëkonsoliduar pozitat e tyre në qytet dhe rrethina nëpërmjet dhunës dhe shantazheve, por dhe gjobëvënies ndaj bizneseve. Kjo e funditmka qënë fenomen shqetësues në Shkodër edhe pas vitit 2005.83.

Struktura e organizimit të këtyre “familjeve” hamendësohet se i ngjan një “biznesi familjar”, ku organizata kriminale vepron në emër dhe përfitim të familjes ose klanit familjar. Zakonisht drejtuesi i organizatës është kryefamiljari, i cili, pas vdekjes së tij, zëvendësohet nga vëllai më i madh. Siç u përmend më sipër, hierarkia më pas zbret në varësi të afërsisë së gjakut me drejtuesin e organizatës dhe kjo përcakton dhe rëndësinë dhe rolet. Kështu në rang më të ulët vijnë kushërinjtë e parë, të dytët e me radhë. Në organizatë përfshihen edhe individë të cilët kanë lidhje shoqërore me anëtarët kryesorë të organizatës si dhe djemtë e lagjes ku organizata ka qendrën e saj. Këto “familje” kontrollojnë territore të caktuara dhe kanë linjat e tyre të trafiqeve. Në përgjithësi këto “familje” janë të kujdesshme për të mos ndërhyrë në territoret e njëra-tjetrës pasi një gjë e tillë aludohet t’i ketë kushtuar mbi 20 të vrarë dy prej familjeve në konflikt në periudhën 1999-2013. Pas vrasjes së Edmir Koçisë në vitin 2012 hamendësohet se ka një ristrukturim tjetër të kontrollit të qytetit nga këto familje. Koçia
konsiderohej deri në vitin 2012 si një ndër individët më të rrezikshëm dhe drejtues i organizatës më me influencë në qytet. Ai dyshohej për një sërë vrasjesh, ku ndër to dhe për vrasjen e Çim Cafit.84 Një vit më pas eliminohet edhe Gjon Gjeka85, i cili gjithashtu dyshohet të jetë ekzekutuar nga e njëjta dorë dhe porositës, për shkak të stilit fare të ngjashëm të vrasjes. Pas këtyre vrasjeve mendohet që “familjet” dominuese në qytet të kenë vendosur një situatë paqeje. Sot këto “familje” kanë të ndara qartë territoret e tyre, ku kryesisht ndodhen biznese apo veprimtari ekonomike të cilat janë nën mbrojtjen e tyre. Secila nga këto familje ka karakteristikat e veta. Një “familje” (1) mendohet të jetë më afër politikës dhe të ketë ndikim të fortë në pushtetin vendor në çështjet që lidhen me lejet e ndërtimit apo dhe punësimet në institucionet zyrtare. Por, gjithashtu, kjo familje hamendësohet të jetë e përfshirë edhe në trafikun e drogave të forta (heroinë dhe kokainë). Një “familje” (2) tjetër
përflitet se ka ndikim dhe kontroll në një zonë që fillon që nga qendra e qytetit, drejt Dobraçit, deri në rrethinat dhe një pjesë të Dukagjinit. Kjo “familje” dyshohet se kontrollon drogat e lehta (kanabis) dhe është e përfshirë në rrjetet ndërkombëtare të narkotikëve kryesisht në Belgjikë, Hollandë dhe Suedi.

Gjithashtu aludohet se kjo “familje” jep para me fajde në tregun e zi, dhe se është përfshirë në trafik klandestinësh për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.86 Kjo “familje” (2) dyshohet të ketë lidhje edhe me një ndër organizatat kriminale të rrethit të Tiranës që u trajtua më sipër dhe e cila vepron kryesisht në Tiranë – Durrës dhe Fushë-Krujë. Së fundmi përflitet se kjo familje (2) është angazhuar në të ashtuquajturën “mbledhje borxhesh” (biznese të ndryshme, në pamundësi për të mbledhur borxhet, ju paguajnë një tarifë organizatave kriminale të cilat në këmbim ju marrin borxhin debitorëve), e ngjashme kjo me “pizzo” e mafies Italiane, kryesisht asaj Siciliane.87 Mendohet se kjo “familje” është familja më e zgjeruar në numër dhe në lidhje gjaku në krahasim me të tre “familjet” e tjera. Një familje tjetër (3) e cila ndan territorin e kontrollit në qytet me “familjen” (2) më sipër, ka ndikim të konsiderueshëm dhe mendohet se ka influencë në një territor që fillon nga qendra e qytetit dhe më pas vijon në lagjet e njohura si ajo e Xhabijes dhe Zdrales.

Përflitet se një ndër veprimtaritë e saj kryesore është siguria që ju ofron bizneseve në zonën që kontrollon kundrejt një pagese mujore. Kjo “familje” kryesisht është e kujdesshme dhe e sofistikuar, nuk ekspozohet në krime ordinere dhe është më e vogël në numër se familjet e tjera. Dyshohet gjithashtu se ka lidhje me një organizatë shumë aktive në rrethin e Tiranës që u trajtua më sipër. Një familje tjetër (4), e cila nuk ka influencën e të parave, dyshohet se ka influencë në zonën e Kirasit dhe mendohet se ka kryesisht lidhje të forta me organizatat
kriminale në Kosovë. Numri i anëtarëve të kësaj organizate mendohet të jetë i konsiderueshëm dhe përgjithësisht përbëhet nga persona me lidhje gjaku dhe shoqërore të lagjes ku drejtuesit e organizatës banojnë. Mendohet se krerët e kësaj “familjeje” trafikojnë lëndë narkotike dhe janë të angazhuar në trafikun e prostitucionit në Suedi dhe Danimarkë.

Në përgjithësi, grupet kriminale të rrethit të Shkodrës janë “poli-kriminale” dhe përdorin gjerësisht zonën e Velipojës, portin e Shëngjinit dhe portet e Malit të Zi për trafikun e narkotikëve. Ky trafik bëhet kryesisht me kontenierë ose anije peshkimi të cilët e çojnë “mallin” në det të hapur i cili më pas tërhiqet nga grupet e tjera kriminale që veprojnë në BE.

Organizatat kriminale në rrethin e Shkodrës kanë rritur gjithashtu veprimtarinë e tyre edhe në trafikun e armëve, të cilat i transportojnë ato nga Mali i Zi, nëpërmjet lidhjeve të tyre në Malësi të Madhe. Armët, së bashku me narkotikët, dyshohet se transportohen për në BE nëpërmjet skafeve të cilat nisen nga grykëderdhja e Bunës ose lugina e Vilunit në Velipojë.

Pas goditjes që ju bë “kanabisit” në fshatin e Lazaratit hamendësohet se një ndër “hambarët” më të mëdhenj të rritjes së tij në mënyrë të përqendruar do të zhvendoset në zonën e Dukagjinit, kryesisht në Pult, Shal dhe Shosh.88 Dhe kjo tendencë e prodhimit të kanabisit ka rrezik të sjellë zhvillime të reja të organizatave kriminale në rrethin e Shkodrës. Përflitet që të ardhurat që do të sjellë çmimi tashmë i rritur i kanabisit në tregun ndërkombëtar do t’iu mundësojë këtyre organizatave jo vetëm rritje të ndjeshme të fuqisë ekonomike por edhe
akses të konsiderueshëm në mafian ndërkombëtare. Duke pasur parasysh edhe pozicionin strategjik të qytetit të Shkodrës, fuqinë relativisht të dobët goditëse të shtetit si dhe ekuilibrat kulturorë dhe fetarë, “Kryeqendra e Veriut” rrezikon të kthehet në një ndër “polet” kryesore të organizatave kriminale më të rrezikshme në vend në vitet e ardhshme.