Doli Golf 8, ja si duket, ja vlen…(FOTO)

Volkswagen Golf do t’i nënshtrohet transformimit më të madh të tij në 43 vjet, në gjeneratën e ardhshme, pasi marka gjermane përgatitet që ta ofrojë atë me teknologjinë hibride si dhe ta ndryshojë dizajnin tërësisht nga brenda.

Golf i ardhshëm, siç shihet në fotografitë ekskluzive të autoexpress.co.uk, do të ketë dizajnin tanimë familjar elektrik të Volkswagenit, ndërsa do të jetë i madhësisë së njëjtë të Golf të tanishëm, transmeton koha.net.

Shefi i Volkswagenit Herbert Diess ka thënë se: Prioriteti ynë është Golf për shkak se gjenerata e tij e ardhshme do të jetë produkti ynë kryesor, dhe aty është ajo ku shkon i gjithë fokusi.

VW do të përdorë një version të përditësuar të platformës MQB për Golfin e ri, i cili pritet të jetë afër 70kg më i lehtë.

Golfi i ri do të ofrohet edhe me benzinë e naftë, ndërsa do të jetë Golf i parë me teknologjinë hibride.