Driton Sulejmani i Alternativës nënshkruan marrëveshje me muzeun e Budapeshtetit

Drejtori i Muzeut të Shkencave Natyrore z. Driton Sulejmani, nënshkruajti marrëveshje bashkëpunimi me drejtorin e Muzeut të Shkencave Natyrore të Hungarisë z. Zoltán Korsós. Marrëveshja përfshin bashkëpunim në sferën e punës së muzeve siç janë hulumtime të përbashkëta, vizita të ndërsjellta, shkëmbimin e përvojave, literaturës, studimeve dhe mundësinë për organizimin ekspozitave. Kjo marrëveshje bashkëpunimi është e rradhës pas nënshkrimit të marrëveshjes me Muzeun e Shkencave Natyrore të Sofijes.