“Dua pasaportë shqiptare”, këngëtarja e njohur i bën kërkesë shtetit

Këngëtarja kosovare Ana Kabashi e ftuar në emsionin “Top Show”, teksa ka rrëfyer për jetën private dhe profesionale i ka bërë dhe një kërkesë të papritur shtetit shqiptar.

“Po i bëj një kërkesë publike shtetit shqiptar që të më ndihmojë për të marrë pasaportë shqiptare. Për mua është mirë që ta kem”.- ka thënë këngëtarja.

Sakaq, Ana Kabashi ka qënë edhe konkurente e “The Voice” dhe tashmë synon të bëhet pjesë e tregut ndërkombëtar, specifikisht në tregun gjerman.