Copy Code

E tmerrshme: Tre tetovarë nën moshë 16 vjeçare akuzohen për tentim vrasje!

Një lajm shqetësues lidhur me dhunën adoleshente vjen nga Tetova. Policia e këtij qyteti ka ngritur padi penale kund dy 16 vjeçarëve nga fshati Tenovë dhe një 15 vjeçari nga Tetova për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer vepër penale “tentim për vrasje”. Të pandehurit, me datë 06.11.2017 rreth orës 18,30 minuta në rrugën “Ilindenska” në Tetovë fizikisht e kanë sulmuar një 17 vjeçar. Me këtë rast, njëri prej 16 vjeçarëve i ka shkaktuar 17 vjeçarit një goditje me thikë në stomak. Pas këtij incidenti ai ëhstë transferuar në Klinikën e Tetovës. Më vonë, 16 vjeçari, bashkë me nënën e tij është paraqitur në Stacionin policor në Tetovë ku e ka dorëzuar thikën.