Edona Llalloshi publikon klipin e ri “Shiu i verës” (Video)

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Edona Llalloshi, ka sjell së fundmi për publikun projektin e saj më të ri.

“Shiu i verës” titullohet kënga e saj më e re, një baladë e përpunuar bukur dhe thjeshtë nga kompozitori Naim Krasniqi.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, për të cilin janë kujdesur EMF Creative.

Edhe këtë radhë, këngëtarja mahniti me stilin dhe interpretimin e saj në klip, duke u shquar si gjithmonë për unitetin e saj.

“Shiu i verës” është publikuar në YouTube nga Premier Songs, aplikacioni i cili mundësonë edhe blerjen e saj në platformën online.

Ndryshe, gjatë festave të fundvitit, këngëtarja do të jetë mjaft e angazhuarm e koncerte, duke performuar pranë publikut shqiptar.