Ekskluzive: Bujar Osmani, kurir i Gruevskit për intervista në media shqiptare

Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani është i angazhuar edhe në Qendrën për Media të VMRO DPMNE-së, konkretisht për paraqitjen e VMRO-së në mediat shqiptare. Mësohet se Osmani ndërmjetëson në caktimin dhe realizimin e intervistave të kryetarit të VMRO-së Nikolla Gruevski për mediat në gjuhën shqipe. I tillë ishte rasti me intervistën që Gruevski e kishte dhënë për portalin nga Kosova Gazeta Express. Bujar Osmani jo vetëm që ka ndërmjetësuar intervistën, por edhe e ka përkthyer atë nga maqedonishtja në shqip. Pritet që i gjithë komunikimi i Bujar Osmanit me funskionarët e VMRO-së dhe gazetarët e Expressit së shpejti të publikohet në opinion.

https://www.gazetaexpress.com/lajme/interviste-ekskluzive-me-kryetarin-e-vmro-dpmne-nikola-gruevski-kandidat-per-kryeminister-te-maqedonise-310025/