EKSKLUZIVE: Flet kandidati për Kryetar Komune në Çair, Zeqirija Ibrahimi

Intervsitë nga Lajmisi.com me Kandidatin për Kryetar Komune nga Lëvizje Besa në Çair, Prof.Dr. Zeqirija Ibrahimi

Zeqirija Ibrahimi i lindur në f. Luboten më 14 qershor 1977. Si foshnje ka ardhur në Shkup. Shkollën fillore dhe gjimnazin i mbaroi në Shkup. Ndërsa në vitin 1999 diplomoi për gjuhë dhe letërsi shqipe në Shkup. Në vitin 2007 magjistroi po ashtu në Shkup. Dhe më 9 korrik 2010 doktoroi për “Konjunksionin në gjuhën standarde shqipe”. Punoi në Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe ne Shkup –  bibliotekist, Dhe tash më është edhe zëri i shqiptarëve në  kuvendin e R,Maqedonisë. 

ARSIMIMI

2010 – doktor i shkencave filologjike – Fakulteti i Filologjisë “Bllazhe Koneski” – Shkup Tema: Konjunksioni si mjet i kohezionit në gjuhën standarde shqipe;
2007 – magjistër i shkencave filologjike – Fakulteti i Filologjisë “Bllazhe Koneski” – Shkup Tema: Referimi i brendshëm gjuhësor: anafora dhe katafora (analizë krahasimtare ndërmjet gjuhës shqipe dhe gjuhës maqedonase);
1999 – profesor i gjuhës dhe letërsisë shqiptare – Fakulteti i Filologjisë “Bllazhe Koneski” – Shkup.

 

1. Cila është arsyeja e kandidimit për kryetar të komunës së Çairit? 
Z.I.: Ndonëse mund të ketë më shumë arsye që dikush të kandidojë për Çairin, unë të gjitha ato përgjigje do t’i sintetizoja në atë se Çairi meriton të jetë pjesë e qytetit me të gjitha tiparet e një komune urbane, por edhe banorët e Çairit meritojnë mirëqenie dhe dinjitet. Duke qenë i bindur se mund të kontribuoj për këtë, sot jam kandidat i Lëvizjes BESA për Komunën e Çairit.

2. Cila është oferta juaj, cfarë do të ndërmerni në këtë komunë nëse zjedheni për kryetar të Komunës së Çairit?
Z.I.: Disa gjëra do të mbeten të shpalosen kur të fillojë fushata. Ajo që ne do ta ofrojmë, në parim, është mirëqenia e qytetarëve të Çairit, e cila – natyrisht – do të shprehet në projekte të ndryshme, që kanë të bëjnë me infrastrukturën, urbanizimin, jetën kulturore, arsimin, shëndetësinë, sportin, rekreacionin etj. Do të bëni pak sabër derisa të fillojë fushata .

3. Cila do të jetë iniciativa e parë që do ta inicioni në rast se fitoni?
Z.I.: Mbi të gjitha ne duhet të bëjmë një prerje dhe konstatim të gjendjes në Çair. Duhet të bëjmë një revizion të saktë të punës së deritanishme dhe pastaj të vazhdojmë me punë. Ne askujt nuk do t’i hakmerremi, madje as atyre që janë punëtorë të Komunës dhe janë të angazhuar politikisht në ndonjë parti. Mjafton që në Komunë dhe në institucionet që i menaxhon komuna të mos bëhet politikë dhe abuzim me to për qëllime politike. Secili do të mbetet në punën e tij dhe ndaj secilit do të sillemi me dinjitet profesional dhe njerëzor.

4. Për çfarë kanë nevojë më së shumti banorët e Çairit, pasi që ju si banor rezident i kësaj komune i dini më mirë problemet dhe nevojat e tyre?
Z.I.: Banorët e Çairit kanë nevojë të marrim frymë lirisht. Të hiqet presioni, shtrëngimi, burgu shpirtëror ndaj tyre. Ata duhet të jenë të lirë, duhet të ndjehen si shkupjanë, duhet të ndjehen si qytetarë të barabartë të Shkupit, ndërsa detyrimi i politikanëve, në këtë rast i joni si drejtues të Komunës, është që atyre t’u ofrojmë mirëqenie dhe jetë dinjitoze. Ne jemi argatë të tyre, ne lidhim kontratë me ata: ata në zënë neve argatë, duke na dhënë votë, që ne t’ua kryejmë disa shërbime.

5. Çfarë premtoni para banorëve të komunës së Çairit?
Z.I.: Ndonëse premtimet kryesore do të mbeten në fushatë, ajo që ju garantoj prej tash është: do ta ndalojmë korrupsionin, uzurpimin e pronës publike, ryshfetin dhe vjedhjen. Jam shumë i sigurt se vetëm me këtë ne hapim rrugë që të bëhen shumë punë.