EKSKLUZIVE: Flet kandidati për Kryetar Komune të Studeniçanit, Rexhep Memedi

Rexhep Memedi i lindur në f.Studeniçan, ai shkollën fillore e kreu po në këtë fshat pastaj të mesmën e vazhdoi në D-r Pançe Karagjozov. Ndërsa studimet i vazhdoi në Univerzitetin e
Shën Kirili dhe Metodi në fakultetin e mjekësisë- mjekësia e përgjithshme.Ai po të njëtin fakultet e vazhdoi specializimin në Shën Kirili dhe Metodi” Fakulteti i Mjekësisë-Specializim për pediatri. I punësuar në Klinikën “Klinika univerzitare për sëmundje të fëmijëve”. Aktivist në sektor civil “ProVita” në Shkup”,-Anëtar i “Njësitit për përgjigje gjat katastrofave”, Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit- Kryqi,-Anëtar i “Klubi i gjakdhuruesve ”- Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit dhe Anëtar i shoqatës qytetare për arsim kulturë sport dhe еkologji AKSI-Karshiakë,Shkup. Njohës i mirë i disa gjuhëve të huja si  Anglisht, Turqisht. Rexhepi njihet për përkrahjen e emadhe që ka në Komunën e Studenicanit, nga ku edhe vjen Ndërsa të dhënat e fundit tregojnë se Rexhepi ka përkrahjen dhe mbështetet nga të gjithë bashkvendasit e ti por edhe më gjerë, poashtu ka një besim të pashoq edhe në Këshillin drejtues të kësaj partie, ku ishte lartë i vendosur edhe në listën për deputet në zgjedhjet e fundit parlamentare, edhe atë në njësinë e parë zgjedhore, ku ishte i dytë, pas deputetit aktual Zeqirija Ibrahimi.

Kumanovapress.net- Cila është arsyeja e kanditimit për kryetar të komunës së Studenicanit?

Rexhep Memedi-  Ju e dini që angazhimi ynë në skenën politike erdhi si rezultat i zhgënjimit të popullit shqiptarë dhe humbjes së besimit ndaj politikës shqiptare në Maqedoni, sidomos në 15 vitet e fundit. Pasojat nga politikat diskriminuese shtetërore, nga tenderokracia dhe keqpërdorimi i pozitave vetëm në interes të një grupi politikanësh, më së shumti i ndjen qytetari shqiptar në nivel lokal. Kjo për faktin se gjithandej në komunat shqiptare, e sidomos në Komunën e Studeniçanit, kemi shkallë të lartë të papunësisë, akoma kemi probleme elementare të pazgjidhura plot 20 vite, siç është çeshtja e infrastrukturës., e mos të flasim për zhvillim ekonomik, arsim, kultur e sport, sfera këto të lëna pas dore. Për këto arsye unë bashkë me shokët e mi, si pjesë e gjeneratës së re të intelektualëve shqiptarë, ndjejmë përgjegjësi që të angazhohemi seriozishtë për ta organiziuar shoqërinë tonë në mënyrë që të mos lejojmë edhe më tutje të vazhdoj mashtrimi dhë nënçmimi që i bëhet popullit tonë.

Kumanovapress.net- Cili është programi juaj, cilat janë gjërat që do i bëni në këtë fshat nese zgjedheni per kryetar të Komunës së Studenicanit?

Rexhep Memedi-  Çështja e parë që ne e ofrojmë dhe e garantojmë është transparenca, pra arka e Komunës do të jetë e sigurtë nga duart tona. Me këtë ne do të menjanojmë, që në fillim, një anomali serioze në këtë institucion, jotransparencën, e cila ka penguar zhvillimin e kësaj hapsire, që është vërtetuar edhe nga disa hulumtime ku Komuna e Studeniçanit është ndër komunat me notë më të ulët për sa i përket transparencës. Ne mëtojmë të ndërtojmë një standard të ri në menaxhim, apo një mendësi të dhënies për popull e jo vetëm marje nga populli. Ne do të japim mundin dhe angazhimin tonë, me idetë dhe dijen që kemi të krijojmë klimë zhvillimore, edhe ate duke rregulluar infrastrukturën, duke krijuar kushte optimale për ngritje të cilësisë së arsimit fillor që nga hapsirat e nevojshme e deri te profesionalizmi i kuadrit arsimor, kundrejt partizimit të skajshëm që mbretëron në disa shkolla fillore në kuadër të komunës. Jemi në konsultime e sipër me ekspert të bujqësisë për të përpiluar një plan që do të përfshijë format dhe mënyrat e ndihmës qe duhet ofruar bujqëve në edukimin e tyre profesional, në shfrytëzimin e subvencioneve, në procesin e prodhimit si dhe në plasmanin e produkteve bujqësore.

Kemi potencijal kadrovik të dëshmuar, kemi përvojë dhe ide se si mund të kontribojmë në zhvillimin e kulturës në rajonin tonë. Ja një fakt: manifestimi me karakter kulturoro-sportiv “Tradita vazhdon “, që vite me radhë organizohet në Studeniçan, është projekt i yni dhe i njejti bazohet në studimin shkencorë që kanë bërë kuadrot tona. Mos të harrojmë se rajoni i Karshiakës është me plotë pasuri natyrore, pyje , male, burime të ujit etj. Thjesht është një bukuri e dhuruar nga Zoti, që ne duhet ta promovojmë si një atraksion turistik, për çka së pari duhet krijuar kushte infrastrukturore që sot nuk ekzistojnë.
Do të senzibilizojmë opinionin e mbrendshëm dhe atë ndërkombëtar dhe do të gjejmë mekanizma ligjorë që të aplikohen standardet ekologjike në deponinë Drislla, me qëllim të ruajtjes së ambientit jetësor dhe shëndetit të banorëve të Batincës.

Pra ne do të bëjmë përpjekje maksimale që të afirmojmë vlerat ekzistuese të popullit dhe rajonit tonë në mënyrë që të krijojmë ambient pozitiv për zhvillim të mëtutjeshëm në të gjitha sferat e jetës.

Kumanovapress.net- Cila është gjëja e parë ose proekti i parë që do e bëni në këtë fshat?

Rexhep Memedi-  Që në fillim të mandatit ne do të duhet të angazhohemi që të gjejmë zgjidhje urgjente për ujin që mungon në shumë lagje te Studeniçanit dhe Batincës, ngase pa ujë nuk ka jetë. Poashtu do te angazhohemi që të realizojmë rrjetin e ujësjellësit në f. Koliçan i poshtëm .

Kumanovapress.net- Ju dhe si vendas i Studenicanit nënkuptohet se juve e dini më së miri se cka i mungon këtij fshati.Per cfarë kanë nevojë më tepër banorët e Studenicanit ?

Rexhep Memedi-  Po unë jetoj në Studeniçan dhe shumë gjëra mungojnë tek ne e për të cilat ka nevojë popullata. Duke filluar nga ato më elementare, p.sh në disa lagje të Batincës dhe Studeniçanit nuk ka rrjet për ujëra të zeza dhe ne patjetër do të duhet ta rregullojmë këtë problematikë. Për shkak se çdo vit rritet numri i nxënësve, kemi mungesë të klasave në shkollat fillore, prandaj ne do të ofrojmë zgjidhje afatgjate për këtë çështje , gjegjësishtë do të ndërtojmë objekt të ri shkollor në f. Studeniçan dhe në f. Batincë, me çka do ta reduktojmë edhe largësinë e madhe nga shkolla që paraqet problem serioz për nxënësit e klasave te ulta . Na mungon edhe çerdhe për ç’shkak do të angazhohemi që të realizojmë idenë për çerdhe fëmijësh në Studeniçan dhe Batincë, një e drejtë kjo që deri më sot nuk u është mundësuar fëmijëve tanë. Jemi Komunë me mbi 20 mij banorë ndërsa skemi as edhe nje park me lodra për fëmijë.
Në fashtin Moranë do të realizojmë një park me lodra për fëmijë dhe një sallë sporti në kuadër të shkollës fillore.

Mungojnë edhe klubet sportive, përderisa ne kemi një rini vitale që kanë talent dhe janë dëshmuar me suksese të mëdha në sporte të ndryshme. Prandaj ne do t’i kushtojmë rëndësi të veçantë zhvillimit të sportit, siç edhe kemi vepruar deri më sot , kuptohet përmes sektorit civil.

Kumanovapress.net- Cka ju premtoni banorëve të Studenicanit ?

Rexhep Memedi- Ne jemi njerëz që edhe para se të kyçemi në proceset politike kemi qenë me popullin dhe afër popullit, i kemi shërbyer popullit tonë me aftësitë dhe mundësite tona njerëzore dhe profesionale. Prandaj ne do të punojmë që edhe institucionin Komunë ta vëndojnmë në shërbim të popullit, detyrë për të cilën është edhe themeluar, e jo të vazhdoj t’i shërbej partis apo një grupi njerëzish, siç ka funksionuar deri më sot.