EKSKLUZIVE: Fletë kandidati nga Lëvizja Besa për kryetar komune të Kumanovës,Driton Sulejmani

Driton Sulejmani i lindur në Kumanovë ,shkollën fillore e kreu në sh.f Bajram Shabani , Kumanovë. Shkollën e mesme, e kreu në Gjimnazin Goce Dellçev, Kumanovë, ndërsa studimet i vazhdoi në Fakultetin e Administratë Biznesi / dega e marketing menaxhmenti në Universitetin e Evropës Juglindore, Tetovë. Ka punuar në një firmë Kroate për teknologji informatike si asistent menaxher. Njëkohësisht kam punuar në disa projekt të USAID për bashkëpunim ndërkufitarë Kumanovë Gjilan si asistent menaxher. Dhe tash më 8 vite  ligjeromë lëndën ekonomike  në Shkollën e Mesme Tregrare Cvetan Dimov në Shkup. Njohës i mirë i gjuhës angleze dhe  ndjekës  disa  seminare dhe trajnime në lëminë e marketingut, strategjisë dhe negociatave,për  mardhënie me publikun, menaxhmentin etj.

 

Kumanovapress: Cila është arsyeja e kandidimit për kryetar të komunës së Kumanovës?

Driton Sulejmani: Arsyeja për kandidimin tim për kryetar të Komunës së Kumanovës është dëshira e madhe për të ju dalë në ndihmë bashkqytetarëve të mi, për të unifikuar votën shqiptare në Kumanovë dhe ato vota ti shëndrroj në proekte reale në të mirë të gjith qytetarëve e sidomos atyre shqiptarë. Kjo për arsy se shqiptarët e Kumanovës kanë qenë vazhdimisht të anashkaluar , papërfaqsuar dhe mashtruar nga qeverisësit e komunës deri sot. Përmes kandidaturës time poashtu dua të implementoj politikat  dhe vizionin e Lëvizjes Besa, që padyshim është për të qenë në shërbim të qytetarit duke qeverisur me transparencë dhe llogaridhënie.

Kumanovapress: Cila është oferta juaj, cfarë do të ndërmerni në këtë komunë nëse zgjedheni për kryetar të Komunës së Kumanovës?

Driton Sulejmani: Oferta jonë për qytetarët është programi jonë zgjedhorë, program të cilin e kanë përgatitur profesionist të fushave të ndryshme pasi kanë detektuar problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët e Kumanovës, duke ofruar në porgram zgjidhje për të cilat ne mendojmë se do ta lehtësojnë dhe përmirësojnë jetën e qytetarëve dhe zgjidhje të cilat do të sjellin dobi të përgjithshme. Në programin tonë zgjedhorë priotitete do të jenë lufta e pakompromist kundër krimit dhe korrupsionit, përmirësimin e kushteve të shkollave fillore dhe të mesme, zhvillimin e kulturës dhe sportit, përmirësimin e dukshëm të infrastrukturës dhe zhvillimin ekonomik.  Poashtu për realizimin e këtij programi kemi përzgjedhur njerëzit më të mirë për këshilltarë komunal për të cilët mendojmë se janë garancë që ky program të realizohet.

Kumanovapress:  Cila do të jetë iniciativa e parë që do ta iniconi në rast se fitoni?

Driton Sulejmani: Në rast se jam fitues i zgjedhjeve iniciativa e parë që do të ndërmarr është përpilimi i një plani akcional për përmirësimin e kushteve të shkollave fllore dhe të mesme dhe poashtu rritjen e cilësisë se arsimit. Në komunën e Kumanovës e sidomos në pjesën e qytetit ku jetojnë shqiptarë ka aq shumë probleme sa që nuk dihet nga të ja fillohet, por unë mendoj se arsimi është një çështje alarmante dhe e rëndësishme për ardhmërine tonë. Padyshim se edhe punët tjera nuk do lihen anësh.

Kumanovapress:  Për cfarë kanë nevojë më së shumti banorët e Kumanovës?

Driton Sulejmani:  Është për të keqardhje dhe e dhimbshme nëse numërojmë nevojae e banorëve të Kumanovës. Paramendoni në lagjen e Rramanlisë ka 6 muaj që banorët kanë mungesë të ujit të pijshëm që është një nevojë egzistenciale. Nevojat tjera janë poashtu janë nevoja elementarë si mungesa e kanalizimeve, rrugë të paasfaltuara, mungesa të çerdheve për fëmijë, mungesa të tereneve sportive, mugesa të vendparkimeve, të ndriçimit publik etj. Gjitha këto që numërova ka 12 vite që vazhdimisht premtohen por kurrsesi nuk realizohen.

Kumanovapress:   Çfarë ju premtoni banorëve të komunës së Kumanovë?

Driton Sulejmani:   Banorëve të komunës së Kumanovës ju premtoj se do të jam në shërbim të tyre pa dallim të përkatësisë së tyre etnike, racore, gjinore dhe politike. Ju premtoj se qeverisja ime do të mbështet në parime.