EKSKLUZIVE: Fletë Shaban Zendeli kandidati për kryetar komune të Likovës

Shaban Zendeli i lindur më 1961 në fshatin Orizare të komunës së Likovës. Shkollimin fillorë e mbaroi në vendlindje, ndërsa gjimnazin e vazhdoi në Kumanovë, kurse ka mbaruar fakultetin ekonomik në Prishtinë. Punësimin e parë e pati në ndërmarrjen e konfeksionit” Bibrok” në Kumanovë ku 3 vitet e fundit do të punoj edhe si shef i kontabilitetit. Me fillimin e pluralizmit politik në Maqedoni për herë të parë futet në ,, ujërat ” politike, duke u inkuadruar në Partinë për Prosperitet Demokratik. Me pavarësimin e Maqedonisë dhe themelimin e doganave ne MK emërohet zëvendës drejtor i Doganave, në at kohë do të punësoj kuadrot e para shqiptare në këtë instuticion. Postin e zv. drejtorit do ta ushtrojë me kompetencë dhe me përgjegjësi të plotë. Me daljen në skenë të Lëvizjes Besa ai angazhohet në strukturat e kësaj partie ,aktualisht është anëtar i Kryesisë qendrore.

Kumanovapres: Cila është arsyeja e kandidimit për kryetar të komunës së Likovës?

Shaban Zendaeli: Duke pasur parasysh gjendjen e përgjithshme në komunën e Likovës e cila thuajse fare nuk ka ndryshuar viteve të fundit, si dhe qasjen e re që ka Lëvizja Besa ndaj politik bërjes, me mbështetjen e strukturave lokale dhe qendrore partiake i hyra garës për kreun e komunës së Likovës, i bindur se me përvojën time profesionale  e politike do të kontribuoj në rritjen e cilësisë së jetesës të banorëve të kësaj ane.

Kumanovapres:  Cila është oferta juaj, çfarë do të ndërmerni në këtë komunë nëse zgjedheni për kryetar të Komunës së Likovës?

Shaban Zendaeli:  Banorët e komunës së Likovës në mandatin e ardhshëm katërvjeçar do ta kenë të zgjidhur një herë e përgjithmonë problemin për ujë të pijshëm, rrugë të mira, ndriçim publik, kanalizimin për ujërat e zeza, etj.

Kumanovapres:  Cila do të jetë iniciativa e parë që do ta iniconi në rast se fitoni?

Shaban Zendaeli:  Do të realizohen shumë projekte të investimeve kapitale por priotet parësor imi do të jetë sistemi i ujësjellësit për ta furnizuar komunën e Likovës me ujë për pije nga pendat e Likovës, problem ky që i preokupon shumë vendbanime të komunës, sidomos gjatë sezonit veror.

Kumanovapres:  Për cfarë kanë nevojë më së shumti banorët e Likovës?

Shaban Zendaeli:   Banorët e komunës së Likovës kanë nevojë për gjithçka, duke filluar nga infrastruktura, arësim cilësor, ambient të pastër etj.

Kumanovapres:   Çfarë ju premtoni banorëve të komunës së Likovës?

Shaban Zendaeli:   Bashkëqytetarëve të mi në komunën e Likovës ju premtoj se komuna do të çlirohet nga kthetrat partiake dhe do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim, ndërshmëri dhe transparencë në harxhimin e parave publike.