Ekskluzive: Policia tregon shkaqet pse u burgos “spiuni” kosovar në kazermën e Shkupit

Policia dje rreth orës 10 ka ndaluar shtetasin e Kosovës, me inicialet H.R, i cili ka qenë në hapësirat e kazermës Ilinden në Shkup. Nga policia informuan se 58 vjeçari është ndaluar për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “hyrje e pa autorizuar në objekte ushtarak dhe bërja e skicave apo vizatimeve të objekteve ushtarake. Disa mediume maqedonase kanë raportuar se bëhet fjalë për “spiun” nga Kosova. Mirëpo burime të MPB-së nga policia thonë për Gazetën Lajm, se këto janë raportime qesharake, pasi thjeshtë bëhet fjalë për person i cili ka humbur rrugën dhe pa dashje është gjetur në brendinë e kazermës. Policia poashtu informoi se pas ndriçimit të plotë dhe dokumentimit të rastit do të ngritet kallëzim penal dhe do të ndërmerren veprime të mëtejshme.