Eksluzive: Flet Amir Elezi kandidatë nga Lëvizja Besa për komunën e Tearcës

Amir Elezi i lindur në Tetovë me 25-07-1989, jeton në fshatin Nerasht- komuna e Tearcës. Shkollën fillore e kreu në fshat, të mesmen në shkollën profesionale të mjeksisë në Tetovë ndërsa më tej ka vazhduar studimet për mjekësi në Universitetit “Shën Kirili dhe Metodij”- Shkup të cilat i ka mbaruar në qershor të vitit 2014. Prej gjuhëve përveç shqipes si gjuhë amtare, ka njohuri mesatare për: gjuhën gjermane dhe italiane ndërsa njohuri më të avancuara ka për gjuhën angleze dhe Maqedone. Pas marrjes së licencës për punë nga ana e “Dhomës së Mjekëve të Maqedonisë” ka filluar punën si mjek i përgjithshëm në ordinancë private nga shkurti i vitit  2015, ku edhe më tej është duke vazhduar  të ushtroj profesionin e mjekut. Me shumë përkushtim dhe ambicie mundohet t’i kryej obligimet që merë përsipër, punën në ekip e sheh si përparësi ndërveprimi, komunikimin me njerëz është po ashtu një cilësi të cilës i përkushtohet me rëndësi të veçantë.

Cila është arsyeja e kandidimit për kryetar të komunës së Tearcës?

Amir Elezi: Dëshiroj të jem arsyeja që qytetarëve t’ju mundësoj një jetë të dinjitetshme, mirëqenie ekonomike, administratë që i shërben në mënyrë efikase, arsim cilësor dhe këtë bindje e kam sepse afër vetes kam arrit të grumbulloj ekspert nga fusha të ndryshme si pjesë të ekipit tim.

Cila është oferta juaj, cfarë do të ndërmerni në këtë komunë nëse zgjedheni për kryetar të Komunës së Tearcës?

Amir Elezi: Oferta jonë është e bazuar në nevojat reale të qytetarëve që ndihen të anashkaluar sepse nuk kanë rol në vendimmarrje.Ajo parasheh Komunë që menaxhon në mënyre efikase, transparente, vendbanime me infrastrukturë bashkëkohore, mjedis të pastër, mundësi për sport dhe rekreacion, hapsira të gjelbërta etj.

Për cfarë kanë nevojë më së shumti banorët e Tearcës?

Amir Elezi: Banorët e Tearcës kanë më së shumti nevojë për një vizion me projekte zhvillimore, stimulim dhe avancim të bizneseve, për parandalim të korrupcionit dhe formave tjera të keqqeverisjes që kanë pasojë ikjen e të rinjve nga vendi.

Çfarë premtoni para banorëve të komunës së Tearcës?

Amir Elezi: Premtoj se do të jemi në shërbim të tyre, duke mos kursyer asgjë nga vetja jonë.