Eksluzive: Flet Naser Curri kanditatë i Lëvizjes Besa për komunën e Butelit

Naser Curr i lindur më 23.01.1963 në Shkup. Në vitin 1986 ka diplomuar në SHLP”Kliment Ohridski” Shkup,drejtimi Shqip-Maqedonisht. Ndërsa në vitin 2007 mbaroi fakultetin pedagogjik. I martuar prindë i dy fëmijëve. Që nga viti 1996-2004 ka punuar në SHF”Emin Duraku”F.Bukoviq Saraj dhe nga viti 2004 i punësuar SH.F “Zhifko Brajkovski” Butel si arsimtar i gjuhës dhe letërsisë shqipe. Është përkthyes gjygjësor nga gjuha Maqedonase në gjuhën Shqipe dhe anasjelltas. Ka punuar disa muaj në komesariatin e lartë për refugjat të Kombeve të Bashkuara-UNHCR si përkthyes nga gjuha Angleze në Maqedonase dhe anasjelltas. Ndërsa gjatë viteve 2005-2009 u zgjodhë këshilltarë në qytetin e Shkupit nga radhët e PDK-së,Shkup.

Kumanovapress: Cila është arsyeja e kandidimit për kryetar të komunës së Butelit?

Naser Curi: Do te bej qe shqiptaret ne Komunen e Butelit te mos diskriminohen, te mos nencmohen, te mos jene qytetare te rendit te dyte, por te jene element I barabarte me maqedonasit, ne kete komune te kthehet respekti reciprok si dhe nje bashkejetesës më të mirë.

Kumanovapress: Cila është oferta juaj, cfarë do të ndërmerni në këtë komunë nëse zgjedheni për kryetar të Komunës së Butelit?

Naser Curri: Nëse unë zgjidhemë kryetarë komune, do të mundohem t’i realizojë këto ide:

  1. Ndërtimi i një Shkolle në Vizbeg.
  2. Rregullimi i ujësjellësit në f. Luboten, që banorët të mos vuajnë për ujë të pijshëm.
  3. Ndërtimin e një salle sportive në f. Luboten.
  4. Paralelet shqipe në disa shkolla do të rriten, dhe në asnjë mënyrë nuk do të lejojë që në klasa të ketë edhe nga 35-36 nxënës, kurse paralelet maqedonase të numërojnë 8-10 nxënës.

Kumanovapres: Cila do të jetë iniciativa e parë që do ta iniconi në rast se fitoni?

Naser Curri: Prioritet për mua si kryetar komune do të jetë shkolla fillore në Vizbeg si dhe ujësjellësi në f.Luboten.

Kumanovapress: Për cfarë kanë nevojë më së shumti banorët e Butelit?

Naser Curri: Banorët e Butelit më së tepërmi kanë nevojë për respekt dinjitozë të ndërsjelltë mes maqedonasëve dhe shqiptarëve si dhe për dashuri më të madhe mes këtyre dy komuniteteve.

Kumanovapress: Çfarë ju premtoni banorëve të komunës së Butelit

Naser Curri: Bashëkohuni me ne, për një jetë të re në komunën e Butelit.